9.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPanik nga lajmet mbi tërmetet? Siguro pronën dhe injoro gjithçka

Panik nga lajmet mbi tërmetet? Siguro pronën dhe injoro gjithçka

Duket se terrori që kemi kaluar mbrëmjen e 26 nëntorit të 2019 ende nuk është venitur.

Një rast aspak i zakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, i cili është epiqendra e tërmetit tragjik të 2019.

G.A. vetëm 18 vjeç ka panikosur banorët pas thirrjeve se një tërmet 8 ballë pritet të bjerë. I riu e ka dhënë mesazhin e tij zanor me ndihmën e një artopolanti, teksa është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.

Ditët e fundit Shqipëria u godit nga disa lëkundje të njëpasnjëshme që kësaj here kishin zhvendosur epiqendrën në Shkodër. Diçka e tillë ka alarmuar qytetarët shqiptarë për shkak të frikës së rizgjimit të ndonjë vale tjetër tërmetesh.

Në këtë kohë lind nevoja për t’u kthyer edhe njëherë te sigurimi i shtëpisë apo i biznesit, si aftësi për të qenë i sigurt në çfarëdolloj rrethane.

 

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

 

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.

Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!!!

NUK KA ASGJË MË TË RËNDËSISHME SESA NJË SHTËPI E SIGURT & E MBROJTUR!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat