16.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPamjet e aksidentit me dy të plagosur tek Kryeministria/ 21-vjeçari ve duart...

Pamjet e aksidentit me dy të plagosur tek Kryeministria/ 21-vjeçari ve duart në kokë, vajza nuk lëviz dot

Publikohen pamjet e aksidentit të ndodhur mesditën e së dielës në afërsi të godinës së Kryeministrisë.

Siç shihet në pamje, dy të rinjtë janë duke lëvizur në këmbë në trotuarin në krah të kryeministrisë kur papritmas automjeti i drejtuar nga 21 vjeçari, Jorgaq Thëngjilli, tashmë i arrestuar, i përplas.

Video e kamerave te sigurisë ka kapur momentin kur pas goditjes nga makina, djali bie në tokë pasi është spostuar për disa metra. Ndërsa vajza nuk mund të lëvizë për shkak të goditjes së fortë që mori.

Në pamje duket dhe drejtuesi 21-vjeçar i “Benz”-it, i cili vë duart në kokë pasi sheh se çfarë ka bërë.

Nga përplasja e fortë, vajza që mbeti e lënduar iu nënshtrua një operacioni në Spitalin e Traumës, ku vijon të qëndrojë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte makina tip Benz që drejtohej nga i riu.

Për këtë të fundit, policia ka ngritur akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

21-vjeçari, Jorgaq Thëngjilli nuk ishte i panjohur për rrugoret e kryeqytetit pasi dhe në korrik të këtij viti është gjobitur për shpejtësi tej normave të lejuara.

LEXO EDHE: Janar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat