13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPa patentë fut traktorin në asfalt/ Furgoni me targa italiane e ndan...

Pa patentë fut traktorin në asfalt/ Furgoni me targa italiane e ndan më dysh

Një aksident ka ndodhur 40 minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.

Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një fugoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se pas aksidentit është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe në tregun e sigurimeve shqiptare, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.

Kur gjatë stinës së verës fluksi i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në Atdhe rritet, SIGAL ju vjen në ndihmë përmes mundësisë për të blerë siguracionet që kërkohen në Shqipëri përmes celularit dhe pa pritur asnjë moment në rradhët e gjata në pikat kufitare, tokësore apo detare.

Sapo të hyni në Shqipëri, do t’ju kërkohet pajisja me “Policën Kufitare”, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ky siguracion mbulon: 

  • Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj.
  • Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.
  • Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.

Por tashmë falë SIGAL ONLINE ju mund ta blini këtë siguracion direkt nga celulari apo laptopi juaj, në çdo vend të Europës që ndodheni.

Kohëzgjatja e siguracionit mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat