28.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeNumri i viktimave shkon në 48 mijë, Turqia dhe Siria ende luftojnë...

Numri i viktimave shkon në 48 mijë, Turqia dhe Siria ende luftojnë me paslëkundjet

Turqia dhe Siria vijojnë të regjistrojnë paslëkundje të tokës pas tërmetit të 6 shkurtit që ka shkaktuar mbi 48 mijë viktima. Presidenti turk nënshkroi një dekret që dënon ndalimin e punës në zonat e prekura ndërkohë që sizmiologët dhe ekspertët e fushës në Turqi, thonë se zhvendosja e tokës në zonën e epiqendrës është të paktën 6 metra.

Turqia dhe siria vazhdojnë të regjistrojnë lëkundje të forta sizmike pas tërmeti të 6 Shkurit. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD ka regjistruar më shumë se 7,200 pasgoditje, ku disa prej tyre me magnitudë mbi 5.0 ndërsa tërmeti i së hënës me fuqi 6.4 përkeqësoi edhe më tej situatën, duke sjellë qindra të plagosur e disa të vdekur.

Autoritetet numërojnë rreth 48 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, bilanc ky, më i rëndi i 100 viteve të fundit.

Ndërkohë presidenti Erdogan ka nxjerrë një dekret ku ndalon pushimet e punonjësve që po punojnë në zonat e rrënuara duke i mbështetur edhe me një paketë të re financiare shtesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në 11 provinca të Turqisë.

Tërmetet në Turqi kanë shkaktuar dëme dhe pasoja të paimagjinueshme edhe sa i përket godinave dhe sipërfaqes gjeografike, ku sipas nje studimi sizmografik prof. Dr. Fadime Serçeli ka deklaruar se zhvendosja e tokës në Anadollin Lindor është plot 6.5 Metra.

Ndërsa në Ekinözü, rruga e ngjashme me pamjet e një filmi ka pësuar një zhvendosje horizontale prej 4.7 metrash.

Pas fatkeqësisë natyrore në Turqi dhe Siri, mobilizimi i të gjithë shteteve ka qenë i madh ku së fundmi pas vizitës së dy ministrave, të jashtëm e të brendshëm, Gjermania vendosi dyfishimin e ndihmës së saj për Turqinë dhe Sirinë me një shtesë prej 50 milionë eurosh duke e çuar kontributin e Gjermanisë në total plot 108 milionë euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat