14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNumri i mjeteve në qarkullim u rrit pavarësisht pandemisë/ U prekën makinat...

Numri i mjeteve në qarkullim u rrit pavarësisht pandemisë/ U prekën makinat e reja

Numri i mjeteve në qarkullim në Shqipëri u rrit me ritme edhe më të larta vitin e kaluar, pavarësisht pandemisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vitin e kaluar numri i mjeteve që paguan taksat vjetore arriti në 540 mijë, me një rritje prej 7.6% krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2019 rritja vjetore e numrit të mjeteve që paguanin taksa kishte ndjeshëm më e ulët, me 4.1%. Këto shifra përfshin automjetet që paguajnë taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe mjetet që janë të përjashtuara nga ky detyrim.

Përveç tyre, është edhe një numër i konsiderueshëm mjetesh që nuk ka paguar taksat, por që rezulton ende aktiv ose i çregjistruar përkohësisht. Në mesin e këtij viti, DPSHTRR raportonte rreth 711 mijë mjete aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Kjo tregon se janë të paktën 170 mijë mjete që nuk kanë kryer çregjistrim të përhershëm, por që nuk paguajnë taksa.

Lexo edhe: DPSHTRR publikon të dhënat për periudhën Janar-Gusht 2021 / Rriten shërbimet dhe të ardhurat

Këto shifra tregojnë se kriza që solli pandemia nuk e ka prekur shumë përdorimin e më shumë automjeteve nga shqiptarët. Megjithatë, një ndikim duket se është ndier te numri i mjeteve që janë të përjashtuara nga pagesa e taksave. Nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura përjashtohen mjetet e prodhuara gjatë tre viteve të fundit, por edhe për disa kategori të veçanta, si mjetet e personave me aftësi të kufizuara, etj. Për vitin 2020, numri i mjeteve të përjashtuara nga taksat arriti në afërsisht 43 mijë ose 8% e numrit të përgjithshëm të mjeteve në qarkullim.

Vitin e kaluar numri i mjeteve në këtë kategori u rrit me 3.6%, ndërsa një vit më parë norma e rritjes së tyre raportohej në 6.3%. Në mënyrë të tërthortë, ky ngadalësim mund të interpretohet si një frenim në tregun e automjeteve të reja. Drejtues të kompanive të lizingut vlerësonin se para krizës në Shqipëri shiteshin mesatarisht rreth 3 mijë automjete të reja. Për vitin 2020, shtimi i numrit të mjeteve të përjashtuara nga taksat ishte më pak se 1500, duke llogaritur gjithmonë se, në teori, jo e gjithë shtesa përbëhet nga automjetet e reja, por përfshin edhe kategoritë e tjera të përjashtuara nga pagesa e taksave. Shqipëria aplikon një sistem të taksimit të mjeteve të përdorura të diferencuar në bazë të lëndës djegëse dhe që rritet në mënyrë progresive me vjetërsinë e mjetit. Gjithashtu, për mjetet me cilndratë më të madhe se 3000 cm3 ose vlerë tregu më të madhe se 5 milionë lekë duhet të paguajnë edhe një detyim shtesë, në formën e taksës së luksit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat