14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë vit pas tërmeteve shkatërruese/ OKB: Mbi 3 milionë persona ende të...

Një vit pas tërmeteve shkatërruese/ OKB: Mbi 3 milionë persona ende të pastrehë në Turqi

Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për miliona banorë që mbetën të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, tha një zyrtare e Kombeve të Bashkuara.

Ka një pjesë të madhe të popullsisë që ka nevojë për strehim. Atje po ndërtohen shtëpi, por nuk janë të mjaftueshme”, tha për agjencinë Dpa, përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP), Louisa Vinton.

OKB-ja vlerëson se dy tërmetet e fuqishme shkurtin e vitit të kaluar kanë lënë të pastrehë të paktën 3.3 milionë qytetarë në juglindje të Turqisë.

Strehimi i duhur dhe mbështetja e jetesës së banorëve lokalë janë dy nevoja urgjente një vit pas tërmeteve shkatërruese”, tha Vinton.

Disa persona ende jetojnë qoftë në tenda apo në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara kanë vendosur tenda, theksoi ajo.

Më herët gjatë të martës, banorët e zemëruar të provincës së goditur rëndë nga tërmetet, Hataj, protestuan kundër zyrtarëve qeveritarë dhe lokalë, të cilët morën pjesë në ngjarjet e organizuara për njëvjetorin e tërmeteve.

Shumë prej tyre janë ankuar për, siç kanë thënë, përgjigjen e ngadalshme të Qeverisë për të larguar rrënojat dhe për të ndërtuar shtëpi të reja.

Tërmeti i shkallës 7.7 goditi juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit 2023, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, po në të njëjtën ditë.

Nga këto tërmete u vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje.

LEXO EDHE: Zjarre, tërmete…/ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat