25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë tjetër rast! Përfshihet nga flakët banesa në Fier/ Mos prisni më,...

Një tjetër rast! Përfshihet nga flakët banesa në Fier/ Mos prisni më, siguroni pronën tuaj

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditen e sotme. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Hoxhare të Fierit, në katin e parë të një pallati 3-katësh.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRSE DUHET SIGURIMI I PRONËS?

Shtëpia është mes investimeve më të rëndësishme në jetë dhe si e tillë ajo duhet mbrojtur.

Fatkeqësitë dhe ngjarjet e paparashikuara nuk mund të parandalohen, por ajo që mund të parandalojmë ne janë kostot financiare kur këto ngjarje dëmtojnë pronën tonë.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

 Këtij Sigurimi mund ti shtoni edhe mbulime shtesë:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Kostoja e sigurimit? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Sigurimi i pronës nga zjarri dhe termeti është një investim i vlefshëm për të siguruar të ardhmen tuaj dhe të familjes suaj.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al

LEXO EDHE: “Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat