13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto/ UNIQA: “Jetojmë...

Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto/ UNIQA: “Jetojmë më mirë së bashku”

Diversiteti gjuhësor është një mjet për të arritur një mirëkuptim më të madh ndërkulturor dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit tonë.

Këshilli i Europës e promovon shumëgjuhësinë në mbarë Europën, ndërsa larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as gjigandi austriak i sigurimeve “UNIQA Insurance Group”.

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 18 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, UNIQA është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 18 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”.

LEXO EDHEUNIQA fiton çmimin “Më të mirët e Austrisë 2022”

Sa i përket Shqipërisë, ku kompania austriake përfaqësohet me “SIGAL”, UNIQA në artikullin e saj thekson se gjatë muajve tetor dhe nëntor, në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, planifikohet një tjetër tur i “SIGAL UNIQA Vital Truck” në disa qytete të largëta të Shqipërisë.

Nën moton “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, klinika do të ofrojë kontroll shëndetësor falas për qytetarët.

Që prej vitit 2015, shkruan “UNIQA”, ne kemi bërë të mundur që njerëzit të kenë një jetë më të shëndetshme duke u ofruar kontrolle shëndetësore falas në zonat më të thella të Shqipërisë ku një shërbim i tillë ende mungon.

Jetojmë më mirë së bashku” nuk duhet të mbesë thjesht një premtim, por të jetë e mbushur me veprime.

Në Shqipëri, thekson UNIQA në artikullin e saj, kemi lançuar produkte të reja që u mundësojnë klientëve të marrin më lehtë shërbimet mjekësore, siç është aplikacioni “TeleShëndet”. Ndërsa shton se, “SIGAL UNIQA” ishte e para në treg që ofroi shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Ndërsa nuk le pa përmendur as aktivitetet me “SIGAL UNIQA Audiobooks”, platforma e parë dixhitale e librave në shqip.

Kjo platformë, sipas UNIQA-s, synon promovimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndërsa ndihmon edhe të verbërit dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë që duan të lexojnë dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

15 vite UNIQA në Shqipëri

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me rreth 24,000 punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo “SIGAL Audiobooks”.

LEXO EDHEVIDEO/ Benefite pafund dhe mjekun 24 orë me vete, “Teleshëndet nxënës/studentë”, le pa fjalë djemtë e “Fiks Fare”

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat