2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgadalësohet kreditimi/ Më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët

Ngadalësohet kreditimi/ Më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët

Kreditimi nga sektori bankar është tkurrur gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e kaluar, por edhe me muajin gusht të këtij viti, tregojnë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Kështu, huaja e re gjatë shtatorit fiksohet pranë 20.5 miliardë lekëve, nga rreth 20.97 miliardë lekë që ishte në shtatorin e vitit të kaluar, apo 20.7 miliardë lekë që ishte në shtatorin e vitit 2020, sinjalizojnë shifrat.

Nga ana tjetër, gushti i këtij viti, regjistronte rreth 27.4 miliardë lekë kredi të re, në të gjitha valutat dhe për të gjitha segmentet, si për kompanitë publike ashtu edhe për biznesin dhe individët.

Sa i përket kredisë së re për sektorin privat jo financiar, shifrat tregojnë se gjatë shtatorit të këtij viti ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2018, në terma vjetorë, me rreth 13 miliardë lekë.

Vetëm në shtator të vitit 2018-të kjo shifër ka qenë më e ulët, pranë rreth 10 miliardë lekëve, ndërkohë që në vitet 2019, 2020, dhe 2021 varionte pranë niveleve thuajse të njëjta, pranë rreth 14.6 miliardë lekëve.

Edhe sa i përket huasë së re për blerje banese gjatë shtatorit, shifrat flasin për një ngadalësim të dukshëm krahasuar me 6-7 muajt pararendës, por në shifra rekord në terma vjetorë.
Asnjëherë më parë gjatë 7 viteve të fundit, shtatori nuk kishte regjistruar një shifër më të lartë se 3.5 miliardë lekë kredi të re për blerje banese në të gjitha valutat.
Këto shifra, pra ngadalësimi i aktivitetit kreditues krahasuar me muajt e kaluar të këtij viti, janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e shtrëngimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, që është reflektuar edhe nga sektori bankar. Shifrat tregojnë se gjatë shtatorit, normat mesatare të interesit janë rritur ndjeshëm si në lekë ashtu edhe në euro. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues, i kryer në formën e një ankete sinjalizonte të njëjtën tendencë, se bankat kanë shtrënguar kushtet dhe standardet e kreditimit, sidomos për biznesin, por tashmë edhe për individët, si pasojë e pasigurisë që rrethon ekonominë shqiptare dhe atë globale, shkruan SCAN.

 

LEXO EDHE: Kush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat