9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga 1 Prilli, vizat amerikane për turizëm apo biznes bëhen 10-vjeçare

Nga 1 Prilli, vizat amerikane për turizëm apo biznes bëhen 10-vjeçare

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi. Me anë të një videomesazhi, diplomatja amerikane thotë se vizat turistike dhe për biznes tashmë nuk do të jenë më 3-vjecare, por do të zgjatet në 10 vite.

Kjo vjen si dhuratë për popullin shqiptar, në 100 -vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Sipas Ambasadores Yuri Kim kjo do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis SHBA dhe Shqipërisë kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që besoj do t’i sjellë amerikanët dhe shqiptarët akoma dhe më afër së bashku.

Çdo vit, shumë më shumë shqiptarë po vizitojnë Shtetet e Bashkuara ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë.

Tashmë do ta bëjmë me të lehtë për shqiptarët, të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi.

Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga 3 në 10 vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm 3”, thote ambasadorja Kim.

LEXO EDHEUdhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”

VIDEOMESAZHI I AMBASADORES KIM:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat