8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNëntori, “Muaji i Shëndetit të Meshkujve”/ Pse ka rëndësi "Opinioni i Dytë...

Nëntori, “Muaji i Shëndetit të Meshkujve”/ Pse ka rëndësi “Opinioni i Dytë Mjekësor”

Meshkujt, sipas studimeve të kryera në SHBA, jetojnë përafërsisht 5 vite më pak se femrat, ku 1 nga 2 meshkuj përballen me një diagnozë tumori gjatë jetës së tyre.

 

Megjithatë, ata kanë 24% më pak gjasa që të këshillohen me një mjek.

 

Muaji i përkujdesit shëndetësor të meshkujve shërben si një nxitje për diagnostikim në kohë, të saktë dhe trajtimit në kohë për të përmirësuar sa më shumë rezultatet e marra.

 

SIGAL UNIQA mbështet nismën për meshkuj të shëndetshëm duke ofruar opinione të dyta të besueshme që ofrojnë privatësi, lehtësira dhe komoditet në shërbime dhe akses në qendra mjekësore eksperte në mbarë botën.

 

Impakti tek indivdët që kanë kërkuar Opinion të Dytë Mjekësor:

41.3% – Ndryshim i metodës së trajtimit

29.3% – Vënë në dukje nevojën e diagnostikimit të mëtejshëm

96% – Kliente/paciente të kënaqur

 

Histori të ndodhura:

 

SHMANGJA E NDËRHYRJES KIRURGJIKALE

 

Diagnoza Fillestare

Mashkull afër të pesëdhjetave, u diagnostikua me kancer në prostatë. Mjeku urolog që po trajtonte rastin i rekomandoi heqjen e prostatës. I shqetësuar që i duhej të ndërmerrte një operacion të rëndësishëm për jetën e tij, ai zgjodhi të kontaktonte SIGAL UNIQA për një opinion të dytë mjekësor.

 

Opinioni i Dytë Mjekësor

Duke marrë parasysh urgjencën e rastit, SIGAL UNIQA rezervoi një takim me specialistët në “Dana Farber Cancer Institute”. Raportet mjekësore u diskutuan me pacientin dhe ndërkohë që atij ju paraqitën opsionet e trajtimit, ai ishte i interesuar për procedurën NanoKnife, një metodë trajtimi që ai po e konsideronte.

Duke marrë parasysh dyshimet që kishte, pacienti kerkoi një opinion tjetër nga Memorial Sloan Kettering, me një specialist specifik për rastin e tij. Specialisti me të cilin ai u konsultua, ju dha përgjigjje të gjitha dilemave të pacientit dhe konfirmoi NanoKnife si një opsion trajtimi të zbatueshëm.

Përfundimi

Pacienti realizoi procedurën NanoKnife, duke e ruajtur prostatën. Tre muaj pas procedurës, testet radiologjike dhe laboratorike treguan një përgjigje pozitive të trajtimit dhe treguan që prostata e tij tani klasifikohej si “cancer-free”.

 

FJALËT E PACIENTIT

 

Raporti që mora nga ishte jashtëzakonisht ndihmues dhe më dha mua qetësinë e nevojshme psikologjike për të përballur situatën. Është raporti mjekësor më i saktë që kam marrë që prej diagnostikimit tim të parë.

 

Shëndeti i Meshkujve dhe Fuqia e Opinionit të Dytë Mjekësor

 

Kur bëhet fjalë për shëndetin e meshkujve, sidomos në rastet serioze të kancerit, marrja e një opinioni të dytë mjekësor mund të jetë jetik. Opinioni i Dytë Mjekësor jep një shfaqje më të qartë dhe siguron që trajtimi është në rrugën më të mirë të mundshme.

 

Më poshtë do të listojmë katër arsye se përse Opinioni i Dytë Mjekësor është shumë i rëndësishëm për meshkujt që pëballen me probleme shëndetësore ose probleme onkologjike.

 

1.Siguria për një diagnozë të saktë

 

Një opinion i dytë mjekësor konfirmon një diagnozë, duke reduktuar rrezikun për një diagnostikim të gabuar dhe duke siguruar ndjekjen e një trajtimi të duhur, sidomos në fushën e onkologjisë.

 

2.Eksplorimi i mundësive të ndryshme të trajtimit

 

Opinioni i Dytë Mjekësor jep akses në alternativa të ndryshme trajtimi, duke përfshirë metoda të reja të terapisë ose trajtimeve eksperimentale klinike të cilat mund të përmirësojnë rezultatet.

 

3.Parandalimi i kryerjes së procedurave të panevojshme

 

Opinioni i Dytë Mjekësor ndihmon në vlerësimin nëse procedurat invazive ose trajtimet agresive janë realisht të nevojshme, duke shmangur dhe parandaluar risqet e panevojshme dhe që mund të shmangen.

 

4.Plane Trajtimi të Personalizuara

 

Opinioni i Dytë Mjekësor i siguron meshkujt që po ndërmarrin veprime të bazuara në informacion të plotë dhe konfidente lidhur me shëndetin e tyre, vendime shumë të rëndësishme në rastet serioze si kanceri.

 

Opinoni i Dytë Mjekësor

Rasti i tij u mor në shqyrtim nga një ekspert onkolog në Institutin e Onkologjisë IOB. Pas një rishikimi të plotë të rastit, mjeku onkolog rekomandoi një ndryshim në regjimentin e kemoterapisë që po trajtohej pacienti në mënyrë që të trajtonte si duhej kancerin në mëlçinë e tij. Eksperti onkolog gjithashtu rekomandoi një ripërsëritje të testeve imazherike pas 8 javësh për të kuptuar më nga afër progresin e trajtimit. Në rast se do të shihej e nevojshme, trajtimet eksperimentale (TRIALS) ishin sugjeruar për të parë mundësitë e e trajtimeve të tjera më të avancuara, duke u siguruar që pacienti do të merrte trajtimin e nevojshëm në përputhje me avancimin e diagnozës së tij.

Përfundimi

Ekipi mjekësor që trajtonte rastin vendosi në zbatim rekomandimet e reja të trajtimit duke ndryshuar planin e tij të trajtimit. Shumë i sigurtë që po ndërmerrte hapat e duhur për një trajtim klinik që në të ardhmen, pacienti kishte më shumë shpresë për shërim.

 

FJALËT E PACIENTIT:

Manaxheri i SIGAL UNIQA që u caktua të ndiqte rastin tim ishte me mua në çdo hap duke e bërë të gjithë procesin më të lehtë për tu ndjekur dhe duke më ndihmuar mua të njihem me mundësi trajtimi që nuk e dija që ishin të mundura.

 

Shërbimet e ofruara nga SIGAL UNIQA

Ofron një trajtim të plotë 360 gradë, duke ofruar suport të plotë që nga momenti që një klient kontakton. Specialistët tanë bëjnë rishikim të diagnozave dhe të planeve të trajtimit, duke mundësuar opinione të dyta mjekësore me ekspertizë. Për klientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit të origjinës, shërbimi jonë i asistencës menaxhon të gjitha proceset e udhëtimit dhe logjistikës. Edhe në rastet e post trajtimit, ne ofrojmë suport të vazhdueshëm duke siguruar kujdes të vazhduar dhe qetësi psikologjike të shtuar.

 

Ripërcaktimi i të mundurës

DIAGNOZA DHE NDRYSHIMI I PLANIT TË TRAJTIMIT

Diagnoza Fillestare

Një mashkull tek të pesëdhjetat u diagnostikua me Carcinomë në Tiroide. Pas një trajtimi të plotë me radiacion, kemioterapi dhe disa ndërhyrje kirurgjikale, mjeku që trajtonte rastin e tij i komunikoi që nuk kishte më asnjë metodë trajtimi të mundshme. Me shumë pak shpresë të mbetur ai kontaktoi me SIGAL për një opinion të dytë mjekësor.

Opinioni i Dytë Mjekësor

Rasti u shqyrtua imtësisht nga një ekip specialistës në “Dana Farber Cancer Institute”, një nga qendrat më të mira mjekësore në rrjetin tonë të bashkëpunëtorëve ndërkombëtar. Pas hulumtimit të kujdesshëm, diagnoza u ndryshua nga Carcinomë në Tiroide në Carcinomë Sinoviale, një kancer i rrallë dhe shumë agresiv që kërkonte një metodë të ndryshme trajtimi. Një specialist udhëheqës për rastet e sarkomave në “Dana Farber Cancer Institute” këshilloi kemoterapi të targetizuar dhe i dha pacientit informacion lidhur me trajtimet klinike të mundshme.

Përfundimi

Me më shumë shpresë, pacienti u përgatit për trajtimin e tij të ri i ndihmuar nga paketa e siguirmit, e cila mbuloi kostot e trajtimit të tij.

 

FJALËT E PACIENTIT:

Falë opinionit të dytë që mora, unë kam akoma shpresë. Duke ditur që kam disa mundësi trajtimi të diagnozës më ka dhënë mua shpresë për të luftuar. /SIGAL UNIQA

 

LEXO EDHEProdukte të përshtatura për këdo dhe dëmshpërblim i shpejtë/ Sigurimi i Shëndetit, në duart e SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat