2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMundësi që s'duhet humbur/ 'Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA' në Orikum, vizita dhe...

Mundësi që s’duhet humbur/ ‘Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA’ në Orikum, vizita dhe ekzaminime falas më 28 e 29 tetor

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, ndërtoi të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore, e cila që prej 2015-ës ka ofruar vizita dhe ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep të Shqipërisë, që nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” klinika e lëvizshme kryen vizita për disa lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme.

POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON KLINIKA LËVIZËSE SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA Vital Truck” mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga:

  • vizita dhe konsulta me mjek të përgjithshëm
  • ekzaminimi i gjendjes së përgjithshme
  • Peshë-gjatësi-tension,
  • matje e sheqerit në gjak,
  • vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,
  • Elektrokardiograma e zemrës,
  • Echo abdominale,
  • Echo e indeve të buta
  • Matje e kapacitetit vital të mushkërive,
  • Matje e oksigjenit në gjak,  etj.

Në datat 28 dhe 29 Tetor Klinika Lëvizëse do të stacionohet në qytetin turistik dhe historik të Orikumit, pranë godinës së Njësisë Administrative, ndaj SIGAL UNIQA Group Austria fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.

Kjo nismë madhore e SIGAL UNIQA Group Austria ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për këtë arsye, në paketat e sigurimeve që ofron kompania një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe ide inovative për tregun siç janë Kartat “Teleshëndet“, “Jetë Plus“, Standard, Silver dhe Gold.

LEXO EDHE: Paguaj primin dhe përfito mbulimet/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

Ditën e premte dhe të shtunë, më 28 dhe 29 Tetor, ju mirëpresim në Orikum.

“KLINIKA LËVIZËSE SIGAL UNIQA”, e vetme dhe unike në rajon, prej vitit 2015 ka bërë rreth 4500 km, njësoj si ti biesh Shqipërisë katër herë rreth e qark. Ndërkohë do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë, nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.

 

SIGAL UNIQA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat