16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFlexJobs: 30 kompanitë më të mira për punë në distancë në vitin...

FlexJobs: 30 kompanitë më të mira për punë në distancë në vitin 2022

Edhe përpara se pandemia të ndryshonte gjithçka në vitin 2020, gjithnjë e më shumë njerëz kishin filluar të hiqnin dorë nga puna 8-orarëshe, duke vendosur të punonin në distancë dhe të shëtisnin botën. Por, në vitin 2020, vetëm 5% e të gjitha punëve në distancë mund të kryheshin kudo. Tani, në vitin 2022, kemi të bëjmë me një botë krejtësisht të re, ku puna në distancë nuk është thjesht një ëndërr, por një realitet.

Sipas FlexJobs, faqja lider që për një kohë të gjatë i ka ndihmuar punëkërkuesit për të gjetur punë në distancë, punë nga shtëpia, punë hibride dhe fleksibël, numri i punëve që mund të kryhen plotësisht në distancë është rritur ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit. Në krahasim me periudhën përpara fillimit të pandeminë, politikat e punës në distancë janë shumë më të zakonshme.

Nëse shohim drejt së ardhmes, norma e pritshme e rritjes së punëve me kohë të plotë në distancë gjatë pesë viteve të ardhshme është dyfishuar nga 30% në 65%, gjë që mund t’u japë punëkërkuesve shumë më tepër mundësi për të punuar në distancë”, thotë Brie Weiler Reynolds, menaxher i shërbimeve të karrierës në FlexJobs dhe Remote.co.

Për të ndihmuar punëkërkuesit, FlexJobs ka publikuar një listë të re me 30 kompanitë që ofrojnë më shumë punë në distancë, të cilat mund të kryhen nga ҫdo vend i botës.

Lista bazohet te kompanitë të cilat postuan në faqen e FlexJobs numrin më të madh të punëve në distancë që mund të kryhen nga kudo, ndërmjet periudhës 1 janar 2021 dhe 31 dhjetor 2021.

Për t’u bërë pjesë e kësaj liste, kompanitë duhet të ofrojnë punë në distancë me zero kufizime për vendndodhjen dhe zero kohë të nevojshme për të qenë në zyrë.

Më poshtë do të gjeni 30 kompanitë e para sipas studimit të FlexJobs, të renditura nga kompanitë që ofrojnë numrin më të madh të punëve në distancë, tek ato me numrin më të vogël.

1.Fondacioni Wikimedia: një organizatë jofitimprurëse që nxit rritjen, zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve falas në gjuhë të ndryshme

2.Achieve Test Prep: një organizatë që ofron shërbime akademike, për të ndihmuar studentët e kolegjeve që të përgatiten më mirë për provime dhe ofron konsulencë për ta

3.Coalition Technologies: një agjenci web për dizajnin dhe marketingun dixhital, që ndihmon klientët të plotësojnë nevojat e tyre të biznesit online

4.Chainlink Labs: një kompani në internet me misionin për të rikrijuar atë që e bën një marrëveshje të besueshme, duke zhvilluar kontrata inteligjente

5.Elastic.co: një kompani kërkimore që i ndihmon njerëzit të eksplorojnë dhe të analizojnë të dhënat

6.Cactus Communications: një ofrues i zgjidhjeve të komunikimit, i specializuar në fushën e akademisë, të kompanive farmaceutike dhe të pajisjeve elektronike

7.Hopin: një platformë eventesh online ku njerëzit mund të ndjekin drejtpërdrejt evente të ndryshme për t’u lidhur me njëri-tjetrin, për të ndërvepruar dhe për të mësuar

8.Toptal: një hapësirë tregu pune që lidh profesionistët e pavarur me organizatat dhe kompanitë startup në Silicon Valley dhe më gjerë

9.Automattic: një kompani që bën zhvillime në web, e cila e konsideron punën në distancë një aspekt thelbësor të modelit të saj të biznesit

10.SelfDecode: një startup i bioteknologjisë që ofron mjete softuerike dhe raporte të personalizuara shëndetësore

11.ModSquad: një kompani që modernizon shërbimet e nënkontraktuara dixhitale për markat globale

12.Deel: një kompani shërbimesh financiare që ka zhvilluar një sistem pagash për ekipet që punojnë në distancë, duke bashkuar pagesat e lokalizuara dhe përputhjen me rregullat në komoditetin e një platforme të vetme

13.Study.com: një kompani në internet që ofron mundësinë për të studiuar pa pagesë

14.Kraken: një aplikacion për shkëmbimin e Bitcoin

15.Protocol Labs: një kompani softuerësh që krijon sisteme dhe mjete për të adresuar sfidat teknike në web dhe për të optimizuar përvojën e përdoruesve

16.GitLab: një platformë open-source (me burim të hapur) për bashkëpunimin e kodeve, e cila i ndihmon përdoruesit të kalojnë më shpejt nga ideja te produkti

17.DreamView Inc.: një kompani prodhimi e mediave, që krijon modele fotorealiste 3D CGI të produkteve, së bashku me mjedise jetese virtuale ku i ekspozon ato

18.Chili Piper: një kompani në internet e cila ndihmon bizneset që të ndihmojnë klientët e tyre

19.GitHub: një website me kod të hapur, që funksionon edhe si shërbim për publikime dhe rrjet social për programuesit

20.Mango Languages: një kompani që u ofron njerëzve në mbarë botën mundësinë për të mësuar gjuhë të ndryshme

21.Quora: një platformë pyetjesh dhe përgjigjesh, që u krijua për të shpërndarë dhe për të zgjeruar njohuritë e botës

22.Canonical: një kompani që ofron një shumëllojshmëri shërbimesh për të ndihmuar organizatat që të bëhen më efikase në operacionet e tyre, duke ulur kostot e përgjithshme

23.InVision: një kompani që ka zhvilluar një platformë bashkëpunimi të projektimit, e cila përdoret nga menaxherët e produkteve, dizenjuesit, shitësit e produkteve dhe të tjerë

24.Superside: një kompani me misionin për të ofruar shërbime dizajni për kompani të ndryshme

25.Cambridge Proofreading & Editing: një ofrues lider i shërbimeve të korrektimit dhe redaktimit për klientët në mbarë botën

26.LATOKEN: një kompani shërbimesh financiare që merret me shkëmbimin e kriptomonedhave

27.Platform.sh: një startup me qendër në Paris që po ndërton një platformë aplikacioni nga ideja, në cloud

28.Venga Global: një kompani që ofron shërbime të integruara përkthimi dhe lokalizimi për të ndihmuar klientët që të hyjnë më shpejt në tregje të reja

29.Andela: një firmë që ofron shërbime inxhinierike në fushën e IT, nëpërmjet stafit të saj të rekrutuar nga Afrika

30. Sourcegraph: një motor me kode burim dhe mjet inteligjence / Forbes

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat