14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMot 'gënjeshtar'/ Si pritet të ndryshojë gjatë ditës së sotme

Mot ‘gënjeshtar’/ Si pritet të ndryshojë gjatë ditës së sotme

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell. Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 27°C

në zonat e ulëta 12 deri 30°C

në zonat bregdetare 15 deri 28°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat