21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO-VIDEO/ Pas Italisë, përmbytjet përfshijnë dhe Spanjën

FOTO-VIDEO/ Pas Italisë, përmbytjet përfshijnë dhe Spanjën

Autoritetet spanjolle kanë vendosur të mbyllin shkollat, universitetet e disa shërbime të tjera publike në disa zona juglindore të vendit si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit.

Reshjet e shiut pritet të intensifikohen në orët e fundit dhe për këtë arsye autoritetet iu kërkojnë banorëve në Murcia, Valencia dhe Andalusia që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas shërbimit sinoptikal, disa zona në Kartagjenë dhe Valencia kanë shënuar sasinë më të mëdha të reshjeve që zakonisht bien në 6 muaj.

Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë Europën dhe përmbytje janë regjistruar në Bosnjë, Kroaci, Serbi e Itali, vend ky ku situata është ende alarmante.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi! Kërcënim edhe për Shqipërinë

LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat