20.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMishngrënës apo vegjetarianë, lufta moderne mes njerëzve

Mishngrënës apo vegjetarianë, lufta moderne mes njerëzve

Njerëzit në botë ndahen në kategori të ndryshme, në fusha apo edhe çështje të ndryshme. Ironike është fakti që shpeshherë shoqëria përpiqet të imponojë mendimet e veta mbi ato kolektive apo individuale.

Pikërisht kjo ka ndodhur mes dy fqinjëve, kur një çështje e parëndësishme në pamje të parë, është bërë e vështirë për të dalë në një përfundim të drejtë.

Në një postim në Reddit, një burrë ka treguar një ngjarje mes tij dhe fqinjës së re në lagjen e tyre.

Një mesazh i thjeshtë nisi një “luftë virtuale” mes ndjekësve për të gjetur kush kishte të drejtë dhe kush jo. Pasi fqinja e tij vegane u zhvendos në shtëpinë e re, e shqetësonte herë pas here aroma e mishit që komshiu i saj gatuante jashtë shtëpisë. Pasi ishte ankuar, ai vazhdoi të gatuante sërish.

Dhe ankesat e saj vazhduan herë pas here. Por, ajo që është më interesante është fakti që në komentet e postimit shpërtheu një luftë pro dhe kundër tij.

A do të shkojë ajo për t’u thënë të gjithëve se nuk mund të gatuajnë në oborret e tyre, sepse era e hotdogs-ave dhe e mishit është e bezdisshme?”, shkruante dikush.

“E drejta e disa njerëzve më trondit mendjen“, shprehej një komentues.

Duket tërheqës mënyra sesi njerëzit përfshihen në tema të parëndësishme, kur në realitet ndodhin shumë ngjarje që ndikojnë në jetën e tyre dhe preferojnë të qëndrojnë asnjanës. Gjithsesi, mbetemi kuriozë kush do ketë të drejtë mes dy fqinjëve…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat