15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiratohet ligji i ri për turizmin/ Taksimi i apartamenteve, vilave dhe hoteleve

Miratohet ligji i ri për turizmin/ Taksimi i apartamenteve, vilave dhe hoteleve

Qeveria miratoi këtë të enjte një ligj të ri për turizmin duke zëvendësuar atë të 2015-ës.

Në fjalën e saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit sqaroi se ligji i ri vjen si nevojë e këtij momenti tërësisht të ndryshëm ku ndodhet vend sa i takon sektorit të turizmit në raport me thuajse një dekadë më parë.

“Ligji i 2015 nuk u përgjigjej dinamikave të reja. Vizioni ynë për këtë mandat është më i avancuar se ligji i 2015 ku realiteti nuk është ai që kemi sot.

Kjo bën të nevojshme dhe në konsultim me aktorët e fushatës ndryshimet ligjore qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit qoftë për kërkesat e reja nga konsumatori por edhe tregu që është pjesë e zinxhirit të sektori të turizmit për të dhënë garanci për shërbime më cilësore për kërkesa për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese që nuk ishin në ligjin ekzistues.

Është një mekanizëm i domosdoshëm për formalizimin. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se oferta ndaj oferta përgjigjet me formula të paformalizura në dispozitën ligjore që e zgjidhim me kategoritë reja që miratuam sot.

Kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh që lidhen me procedurat burokratike qoftë me Ministrinë e Turizmit dhe me agjencitë e varësisë, por lehtësimi i procedurave shkon edhe me një kontroll të plotësuar për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg dhe Tatime dhe masat administrative kur këto rregulla shkelen”, tha Kumbaro.

Taksimi i apartamenteve dhe vilave

Ligji i ri për turizmin pritet të sjellë ndryshime domethënëse në koncepte në raport me ligjin e 2015-s. Në tetor 2023 kur drafti i parë u publikua për konsultim specifikohej taksimi i apartamenteve dhe vilave.

Në atë kohë te strukturat ishin shtuar edhe disa të reja të tilla. Konkretisht në renditjen e strukturave akomoduese ligji saktësonte disa njësi.

“Apartament” është njësi banimi, e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, e përbërë minimalisht nga një dhomë ndenje ose kuzhinë, një ose më shumë dhoma gjumi dhe me të paktën një tualet.”

“Bllok apartamentesh” janë dy ose më shumë apartamente të cilat menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

“Dhomë” nënkupton një njësi të veçantë të një ndërtese rezidenciale / biznesi ose e një ndërtese banimi, në të cilin ofrohet shërbimi i akomodimit për turistët.

“Vilë” është një ndërtesë e veçantë me oborr dhe hapësirë kopshti e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, në zona turistike.

“Hotel Trashëgimi Kulturore” është një strukturë akomoduese e vendosur në objekte të trashëgimisë kulturore, të njohura nga organet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

“Hotel i shpërndarë” është një strukturë akomoduese, i cili ofron shërbimet e mikpritjes për vizitorët, i përbërë nga shtëpi, apartamente ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, ekzistuese, afër njëra tjetrës, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrës turistik” thuhet në ligj.

Drafti parashikonte që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që brenda 30 ditëve nga regjistrimi në QKR të paraqitet tek ministria përgjegjëse për turizmin me kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi.

“Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat