17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 18 mijë raste aktive me COVID/ Shtohen shtrimet në spitale, Tirana...

Mbi 18 mijë raste aktive me COVID/ Shtohen shtrimet në spitale, Tirana qarku më i prekur

Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë ka sjell shtim të shtrimeve në spitale.

Në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht po marrin trajtim spitalor 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Në vend janë sot 18 757 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 522 raste të reja, 4 humbje jete dhe 2 259 të shëruar.

Lexo edhe: Janari fluks vizitash tek pediatri, evitoni rradhët e gjata dhe rrezikun për infektim me “TeleShëndet”

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID 3 346 qytetarë ndërsa janë shëruar 236,440 të tjerë nga 258,543 që janë konfirmuar pozitiv me këtë virus.

Qarku me më shumë raste aktive në vend është Tirana,  8 349 të infektuar, ndjekur nga Shkodra, Fieri, Vlora dhe Elbasani. Ndërsa qarku me më pak raste është Dibra, 156 të infektuar aktivë në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             8,349
Shkodër          1,666
Fier                1,660
Vlorë              1,322
Elbasan          1,178
Gjirokastër     968
Durrës           850
Berat             842
Korçë             749
Lezhë             718
Kukës             299
Dibër              156

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat