19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMaterialet e ndërtimit shkëputen nga vinçi në Turqi, 6 të vdekur e...

Materialet e ndërtimit shkëputen nga vinçi në Turqi, 6 të vdekur e 2 të plagosur

Një aksident tragjik është shënuar në qytetin Izmir, në Turqi.

Sipas mediave lokale, një vinç i ngarkuar me materiale ndërtimi ka kaluar pranë një vendi ku po pushonin disa punëtorë.

Materialet janë shkëputur nga mjeti dhe kanë rënë sipër 6 punëtorëve duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur pasi metali dhe mbeturinat e lira ranë në çatinë e një konvikti të improvizuar në vendin e ndërtimit në Bornova, Izmir.

Incidenti tragjik ndodhi kur krahu i vinçit 300 metra i gjatë u këput ndërsa ngrinte materialin e ndërtimit, me përmbajtjen që më pas ra në kontejnerin poshtë ku strehonte punonjësit.

Mediat lokale raportuan për një numër arrestimesh pas incidentit.

Pronari i firmës së ndërtimit Emrullah Yolci, shefi i kantierit Muhammet Fatih Yolci, oficeri i sigurisë në punë Fikret Kamil Aydin dhe pronari i firmës së vinçave Irfan Kasirga u arrestuan të gjithë pas akuzave për “mosrespektim të rregullave në punë”.

LEXO EDHE: Aksidentet në punë/ 160 viktima në 5 vitet e fundit, 30 vetëm në miniera

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.

Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë.

Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve financiare por edhe ato ligjore. Inspektorët, inxhinierët, arkitektët, oficer sigurie etj janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat