12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakinat përplasen kokë më kokë në Cërrik, një prej shoferëve mbetet i...

Makinat përplasen kokë më kokë në Cërrik, një prej shoferëve mbetet i bllokuar

Një përplasje mjaft e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.

Si pasojë e përplasjes një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri është spostuar në anë të saj dhe shoferi ka mbetur i bllokuar brenda.

Nga pamjet shihen drejtuesit  që janë të përgjakur dhe të plagosur rëndë. Ndërsa kalimtarë të rastësishëm janë përpjekur që t’u japin ndihmën e parë.

Më pas në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka rregulluar trafikun e mjeteve dhe ka kryer veprimet procedurale.

Të plagosurit janë nisur për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Foto nga vendngjarja

Lexo edhe: Raporti i AMF/ Sigurimi Aksidente dhe Shëndeti, askush nuk paguan sa SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat