16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLançimi i “UNIQA IP HUB”/ Xprimm: Menaxhim profesional dhe efektiv i programeve...

Lançimi i “UNIQA IP HUB”/ Xprimm: Menaxhim profesional dhe efektiv i programeve ndërkombëtare të sigurimeve

Grupi UNIQA hap një HUB për Programet Ndërkombëtare në Poloni, e cila do të jetë një qendër kompetencash për 15 vende në Evropën Qendrore dhe Lindore ku kompania austriake e sigurimeve është e pranishme, shkruan portali i njohur i sigurimeve “Xprimm”.

Qëllimi i programit është standardizimi i ofertave për kompanitë e Grupit në 17 shtete të ndryshme, duke shfrytëzuar përvojën e gjatë të “UNIQA Poloni” në këtë fushë.

“UNIQA IP HUB” është krijuar për kompanitë e “UNIQA Insurance Group” në Evropën Qendrore dhe Lindore (me përjashtim të tregut vendas në Austri, pasi shërbime të këtij lloji  ofrohen tashmë), të cilat, për shkak të operacioneve të tyre ndërkufitare, kërkojnë mbulim sigurimi jo vetëm për biznesin e tyre vendas, por edhe për rreziqet që lidhen me operacionet ndërkombëtare.

Për shumë vite ne shohim një potencial të madh rritjeje në sigurimin e pronës, shëndetit dhe jetës për klientët koorporativ, gjithmonë e në rritje, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shumë prej tyre madje vendosin të operojnë jashtë vendit të tyre. Bazuar në përvojën tonë të madhe, ne mund të ofrojmë oferta të standardizuara që plotësojnë saktësisht nevojat e këtyre klientëve ndërkombëtarë”, citohet Wolfgang Kindl, anëtar i bordit drejtues për klientët dhe tregun ndërkombëtar në “UNIQA Insurance Group”.

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

Ne jemi të kënaqur që përvoja e “UNIQA Poloni” është njohur brenda Grupit sepse zotërojmë njohuritë dhe mjetet për të menaxhuar programet ndërkombëtare të sigurimeve në mënyrë profesionale dhe efektive. Ne i kushtojmë rëndësi të madhe cilësisë së bashkëpunimit me partnerët tanë dhe e dimë se kjo vlerësohet prej tyre”, thotë Adam Łoziak, anëtar i bordit drejtues për klientët e korporatave në “UNIQA Poloni”.

Programet ndërkombëtare negociohen individualisht dhe përshtaten me nevojat e klientit, duke marrë parasysh specifikat e funksionimit të tyre, vlerat e aseteve, territoret, strukturat, si dhe rregulloret ligjore në çdo vend.

Për klientët tanë të korporatave, UNIQA IP HUB nënkupton oferta të përshtatura dhe mbulim të unifikuar sigurimi që përputhet me nevojat e tyre ndërkombëtare. Duke marrë parasysh specifikat lokale dhe duke siguruar koordinim efikas, ai ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse, miqësore ndaj klientit, si dhe parandalimin e rrezikut dhe menaxhimin e dëmeve“, shpjegon Olivera Böhm-Rybak, Kryeshef i Biznesit të Korporatave dhe Affinity për Tregjet Ndërkombëtare “UNIQA Insurance Group”.

LEXO EDHE: “Xprimm”: Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin maksimal për “UNIQA Insurance Group”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat