Sot, në mjediset e Sigal Business Center, selia qendrore e Sigal Insurance Group, studentë të Universitetit të Tiranës zhvilluan një bisedë të hapur me drejtorin e Sigurimeve të Pronës dhe të Garancive, z. Ogert Shkrepa.
Në takim u fol për sigurimet e projekteve Green, ose atë që njihet si green insurance. Po ashtu u fol për platformat e sotme të kësaj industrie, produktet që SIGAL ka sjellë në Shqipëri sipas standardeve perëndimore, peshën e kësaj industrie për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Shmangni keqinformimet nga burime joprofesionale. Dyshoni dhe bëni research. Kompanitë siguruese paguan 86 milionë euro dëme për vitin 2025, u gjendën pranë qytetarëve kur ata më shumë se kurrë nuk patën nevojë. Kjo shifër është tre herë më e lartë se 10 vjet më parë. Vetëm për dëmet në pronë u paguan 577 milionë Lekë nga industria e sigurimeve, nga të cilat 42% u paguan nga SIGAL Insurance Group, rreth 6 milionë euro. Ne duhet të rrisim me gjeneratat e reja praktikën e sigurimeve të zgjuara. Si të sigurohemi me mbulimet më maksimale“, u tha z. Shkrepa studentëve.
Projektet green insurance promovojnë praktika të qëndrueshme të sigurimeve, mbulojnë risqe klimaterike, nxisin investime në energji të gjelbër.
“SIGAL ka marrë përsipër sigurimin për panelet diellore, projektet hidro, kemi ofruar tarifa më të ulëta për bizneset eco-friendly dhe mbulim për teknologjitë e gjelbra. Sigal po bëhet pjesë e tranzicionit drejt ekonomisë së gjelber. Sigal pagoi në kohë rekord dëmet e tërmeteve dhe të përmbytjeve”, u bëri me dije studentëve z. Shkrepa.
Pa sigurime, në raste fatkeqësish natyrore bizneset mund të falimentojnë, investimet mund të ndalen, shtetit i bie barra që mund ta anojë të keqpeshuar drejt kolapsimit.
“Sigurimi nuk është vetëm për të paguar dëmet, ai është për të bërë të mundur që ekonomia të vazhdojë edhe pas fatkeqësive”, qartësoi z. Shkrepa.
Të gjithë studentëve, në përfundim të takimit, SIGAL u ofroi mundësi, që të bëhen ndërmjetës në sigurime apo vlerësues risku në të ardhmen. Sigal është proaktiv në promovimin dhe trajnimin e brezit të ri.




