17.5 C
Tirana
Tuesday, April 21, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPonari prononcohet për mediat: Industria e sigurimeve bazohet në besim dhe kontrata...

Ponari prononcohet për mediat: Industria e sigurimeve bazohet në besim dhe kontrata ligjore

Ekonomia shqiptare përballet me sfida të mëdha dhe zhvillimi i saj kërkon mbrojtje financiare, ku industria e sigurimeve luan një rol kyç në mbështetjen e investimeve, biznesit dhe forcimin e qëndrueshmërisë së tregut.

CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari u prononcua për mediat në lidhje me rëndësinë e kësaj industrie:

Sigurimet janë në fund të fundit një kontratë, midis atij që do të sigurohet dhe siguruesit. Siguruesit janë në të gjitha rastet të mbikëqyrur dhe të monitoruar nga autoriteti mbikëqyrës i sigurimeve; e njëjta gjë ndodh kudo në të gjithë botën dhe klientët natyrisht që janë ata që i drejtohen shoqërive të sigurimit dhe, kur ata kanë probleme, ankohen edhe te ky autoritet mbikëqyrës, sepse ai është autoriteti që në fund të fundit garanton ekzistencën e industrisë”

Z. Ponari, shtoi se nuk është e logjikshme të investosh në pasuri të mëdha, si makina apo banesa, pa i siguruar ato me kosto minimale, apo të lësh pa mbrojtje investimet bujqësore dhe blegtorale, duke ia lënë gjithçka fatit dhe rastësisë.

CEO i SIGAL i solli në vëmendje se përveç sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, sot ekziston edhe tregu privat që u jep qytetarëve mundësinë të zgjedhin trajtim në klinika dhe spitale europiane, përmes paketave të ndryshme – nga mbulimi i plotë “gold” deri te paketat specifike si ato antitumorale, me kosto të përballueshme rreth 250–300 euro në vit.

“Nëse futesh në këto lloj mbulimesh, kompania e sigurimeve dhe SIGAL natyrisht do të shpërblejnë, sepse ne kemi dhënë prova dhe e kemi bërë këtë.”

“Kontrata është ligjore. Në fund është një kontratë e cila mund të përballet në dyert e gjykatës, por kurrë, nëse ke të drejtë, nuk do të humbasësh, sepse e tillë është industria e sigurimeve: industri besimi, industri mbrojtjeje, industri përkrahjeje dhe mbështetjeje në atë që ke krijuar.”

Z. Ponari apeloi drejtperdrejtë qytetaret qe risqet e investimeve te tyre, t’ia shesin industrisë siguruese:

“Sepse sigurimet janë ajo industri që të krijon pavarësinë. Është ajo industri që bën të mundur që ti të jesh një qytetar i denjë, një qytetar i qartë në rrugën që ke zgjedhur dhe i mbrojtur financiar nga çdo lloj rreziku. Rrezikun e di secili; shiteni atë te kompanitë e sigurimeve”.

Sipas raportit zyrtar të publikuar nga AMF, në 3 muajt e parë të vitit 2026, 27% e te gjitha demeve te siguruara, ne segmentet jete dhe jojete, paguhen nga SIGAL INSURANCE GROUP

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat