2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët"

“Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët”

“Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët”.
Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, në një intervistë për revistën “Monitor” ndër të tjera shprehet se ky fakt e bën thelbësore orientimin e tyre drejt produkteve të detyrueshme për të siguruar mbulim më të madh ndaj rreziqeve.

Sipas z. Ponari, mentaliteti, kultura dhe trashmëgimia e së shkuarës komuniste e shohin shtetin “kujdestar” për gjithçka, ndërsa ka pak përgjegjësi individuale për tu siguruar.

“Mungesa e kulturës dhe reformat e thella në rritjen e përgjegjësisë së individit e bën këtë treg të dominohet nga sigurimet e detyrueshme, që janë ato motorike, veçanërisht tek 60% e kompanive”, shprehet ndër të tjera CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

Intervista:

Si e vlerësoni ecurinë e tregut të sigurimeve në vitin 2021 dhe cilat ishin zhvillimet më të rëndësishme, në këndvështrimin tuaj?

Ponari: Tregu vazhdon me të njëjtën situatë, me mangësitë të cilat janë evidentuar që në liberalizimin e tij, mungesa e kulturës dhe mungesa e reformave të rëndësishme që i japin atij rolin që ka si një nga tre shtyllat kryesore në zhvillimin e vendit.

Duhet bashkërendim dhe koordinim i të gjithë faktorëve dhe aktorëve për të theksuar rolin që ka ky treg. Fakti që jemi vendi me konsumin më të vogël për frymë, rreth 40 euro në vit, për produkte sigurimi, e shpjegon qartë dhe e thotë në heshtje mendimin e tij.

Tregu i sigurimeve ngelet i varur në pjesën dërrmuese te produktet ligjërisht ose faktikisht të detyrueshme. Cilat janë mundësitë dhe sfidat që vëreni në rritjen e peshës së produkteve vullnetare në tregun shqiptar?

Ponari: Mungesa e kulturës dhe reformat e thella në rritjen e përgjegjësisë së individit e bën këtë treg të dominohet nga sigurimet e detyrueshme, që janë ato motorike, veçanërisht tek 60% e kompanive.

Megjithatë, SIGAL e ka kapërcyer herët këtë hendek dhe raporti i sigurimeve vullnetare mbi ato të detyrueshme janë të dukshme prej 15 vitesh tashmë.

Cilat ishin sfidat kryesore që shoqëria juaj përballoi gjatë pandemisë dhe çfarë përshtatjesh keni parashikuar në modelin e biznesit tuaj për të ardhmen?

Ponari: Pandemia na mbylli në zyra dhe në shtëpi, por nuk na shkëputi nga klientët. Punuam në drejtim të shitjeve online dhe krijuam hapësira për projekte dixhitale, të cilat po i shfaqim ngadalë te klientët tanë. Disa projekte që tashmë janë të përbotshme.

“Shqipëria LIVE”, “SIGAL AUDIOBOOKS”, raportimi online i dëmeve, garancitë shëndetësore për spitalet online etj., kanë krijuar lehtësi për klientët, por njëkohësisht më shumë përgjegjësi për punonjësit e SIGAL në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Si e vlerësoni rolin e AMF-së, në drejtim të zhvillimit të tregut të sigurimeve dhe çfarë mund të bëjë më shumë rregullatori për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të tij?

Ponari: Për rregullatorin, mbetet gjithmonë i rëndësishëm dixhitalizimi dhe ndjekja e parametrave të kompanive nga raportet online. Sa më shpejt të bëhen këto, aq më mirë është.

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe shumë vende të tjera, pa folur për ato të Komunitetit Europian, mbikëqyrjen e kanë mbi bazën e raporteve online dhe mbi bazën e parametrave të funksionimit të kompanisë.

Cilat janë rreziqet kryesore me të cilat biznesi i sigurimeve do të përballet në vitet në vazhdim dhe çfarë mund të bëhet për të rritur penetrimin e sigurimeve në vend?

Ponari: Sigurimet janë gjithmonë brenda rreziqeve. Ato nuk shesin letra dhe marrin para. Dhe as blejnë rreziqe dhe qëndrojnë në pritje të ngjarjes së sigurimit.

Gjithë këto aksidente, të shoqëruara me viktima dhe të plagosur, djegiet e apartamenteve, humbjet, vjedhjet, dëmet shëndetësore, dëmtime biznesesh, përmbytje apo dëmtime të kulturave bujqësore janë ngjarje sigurimi, ndërsa dëmet e paguara janë mijëra herë më të larta se primet e paguara.

Me 40 euro që paguan një drejtues mjeti për “Kartonin Jeshil”, me qëllim udhëtimin jashtë vendit, është i ekspozuar ndaj dëmeve që mund të kushtojnë miliona euro.

Ata që janë përfshirë në aksidente jashtë Shqipërisë e dinë shumë mirë sa prim kanë paguar dhe sa dëme kanë paguar kompanitë në emër të tyre.

Pas çdo primi të paguar fshihet një dëm shumë i madh i cili paguhet nga kompania e sigurimit.

Por, shqiptarët duan të jenë të siguruar, por nuk duan të paguajnë primin. Primi i paguar është, në fund të fundit, kontrata e sigurimit ose vërtetimi se jeni i siguruar.

LEXO EDHEDrejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe Evropën Juglindore/ “Finance Central Europe” vlerëson Avni Ponarin me dy çmime prestigjoze

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat