18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKufi deri në 30 km/orë, Policia: Aksidentet pa lidhje me shpejtësinë, ngadalëson...

Kufi deri në 30 km/orë, Policia: Aksidentet pa lidhje me shpejtësinë, ngadalëson trafikun

Vendimi për të caktuar kufirin e shpejtësisë 30 km/orë në Milano vazhdon të ngjallë polemika në publik.

Ndërkohë, kryebashkiaku Beppe Sala sqaron se një vendim i tillë nuk do të merret për të të gjithë qytetin.

“Limiti prej 30 km në orë është një stimul që na jep Këshilli Bashkiak për të cilin po reflektoj me kujdes” – tha kryebashkiaku.

“Unë besoj se çështja e lëvizshmërisë duhet të analizohet edhe në një kuptim më të gjerë: duhet të ketë edhe komponentë të tjerë dhe një mënyrë tjetër lëvizjeje. Kështu që sot nuk mund të them nëse është realiste të imagjinohet 1 janari 2024 si efektiv datën e masës, por mund të konfirmoj se po punohet për të”, nënvizon kryebashkiaku.

Policia milanezë ndërkohë refuzon kufirin e 30 km/orë në qytet, sepse ata besojnë se dispozita është “demagogjike”.

Nuk është e përshtatshme, thonë ata, për të arritur objektivat e vendosura, ndër të tjera, uljen e numrit të aksidenteve dhe përmirësimin e trafikut në rrugë.

“E përkeqëson trafikun” – sqarojnë policët për “Giornale”-n, “dhe nuk ul ndotjen, përkundrazi e ngre dhe nuk ul numrin e aksidenteve.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat