13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia për bujqësinë pësoi rënie gjatë vitit 2021, shkak informaliteti dhe rreziqet...

Kredia për bujqësinë pësoi rënie gjatë vitit 2021, shkak informaliteti dhe rreziqet klimatike

Bujqit shqiptarë përfituan më pak kredi nga bankat vitin e shkuar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi për këtë sektor pësoi një rënie me 6% krahasuar me vitin 2020, ndërsa me 2018 rezulton e përgjysmuar.

Po cilat janë arsyet që bujqit shqiptarë penalizohen në marrjen e kredive?

Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, thotë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj.

Lexo edhe: Ndryshimet klimatike/ Rreziqet që i kanosen Shqipërisë gjatë vitit 2022, masat që duhen marrë

“Këto kërkesa ekskluzive dhe përjashtuese të bankave, kanë bërë që të jetë ky nivel i kreditimit të bujqësisë”.

Këtë vit sektorit të bujqësisë nuk do t’i subvencionohet TVSh-ja. Për këtë arsye, qeveria do të vendosë në dispozicion të bujqësisë një paketë të re garancie sovrane prej 1 miliard lekësh në vit, për 4 vitet e ardhshme.

Ky ndryshim strategjie, larg subvencioneve, sipas kryeministrit Rama është e vetmja mënyrë për të shkuar drejt së ardhmes.

Po a zbut kjo strategji barrën mbi fermerët për shkak të heqjes së TVSH-së?

Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Shpresoj të mos jetë vetëm kjo, por edhe institucionet financiare premtuan se do të mbështesin me garanci sovrane sektorin”, thotë Rrapaj.

Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me mbi 19 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nënkredituar.

Lexo edhe: Niveli i ulët i sigurimit bujqësor, Avni Ponari rendit arsyet dhe tregon mundësitë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat