7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatër aksidente me 3 viktima/ Bilanci tragjik i 24 orëve në vendin...

Katër aksidente me 3 viktima/ Bilanci tragjik i 24 orëve në vendin tonë

Katër aksidente me pasojë vdekjen e tre personave u shënuan në harkun kohorë të 24 orëve në vendin tonë.

Mëngjesin e kësaj të premte, një 65-vjecar humbi jetën në zonën e Jubës në Durrës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit. Viktima po lëvizte me një motor pa targa, ku papritur humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli jashtë rruge. 65 vjecari ndërroi jetë në vend, për shkak të përplasjes së fortë.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 20 vjecari ndodhi rreth orës 23:30, të së enjtes, në zonën e Freskut në Tiranë. I riu po qarkullonte me motomjet, në momentin kur u përplas me një automjet dhe mori plagë të rënda në trup.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk mundi të mbijetoi, për pasojë ndërroi jetë.

LEXO EDHE: Më shumë dëme nga aksidentet rrugore/ Kompania e sigurimit që ka paguar më shumë gjatë 2022-shit

Një aksident tjetër fatal, u shënua mëngjesin e së enjtes në hyrje të Tiranës. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, për pasojë pasagjeri i njëri mjet humbi jetën. Viktima u identifikua si Avni Gjuni, 35 vjec. Ky i fundit ishte pasagjer në automjetin e Egzon Murataj. Murataj u përplas me Murat Dorezin, për pasojë pasagjeri në mjetin e tij humbi jetën, ndërsa ai dhe Dorezi mbetën të plagosur.

Ndërkohë, një tjetër drejtues mjeti humbi kontrollin mëngjesin e kësaj të premte, për pasojë u përplas me trafiknadrëse.

Automjeti shpërtheu në flakë, por fatmirësisht, shoferi mundi të dalë nga makina.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat