14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatastrofat natyrore/ Instituti 'Swiss Re': Rekord i ri! Mbi 100 miliardë $...

Katastrofat natyrore/ Instituti ‘Swiss Re’: Rekord i ri! Mbi 100 miliardë $ humbje të siguruara gjatë 2023

Katastrofat natyrore do të thyejnë edhe një herë disa rekorde humbjesh gjatë vitit 2023.

Një numër i madh ngjarjesh natyrore, me ashpërsi të ulët deri në mesatare, do të grumbullohen në humbje të siguruara prej më shumë se 100 miliardë dollarë në vitin 2023, vlerëson Instituti Swiss Re, me stuhitë që do të jenë ‘kontribuesi’ kryesor.

Është hera e parë që stuhitë e forta kanë shkaktuar këtë nivel humbjeje për industrinë, thonë ekspertët.

Jérôme Jean HAEGELI, Kryeekonomist i Grupit Swiss Re, thotë: “Efekti kumulativ i ngjarjeve të shpeshta me humbje të ulëta, së bashku me rritjen e vlerës së pronës dhe kostot e riparimit, ka një ndikim të madh në përfitimin e një siguruesi për një periudhë më të gjatë. Frekuenca e lartë e stuhive të forta në vitin 2023 kanë qenë një test i fitimeve për industrinë e sigurimeve“.

Humbjet nga stuhitë e forta janë rritur në mënyrë të vazhdueshme me 7% çdo vit në 30 vitet e fundit. Viti 2023 shënon një rritje prej gati 90% krahasuar me mesataren e mëparshme 5-vjeçare (32 miliardë dollarë), dhe më shumë se dyfishon mesataren e mëparshme 10-vjeçare (27 miliardë dollarë).

Rritje të humbjeve nga stuhitë e forta në SHBA dhe Evropë

SHBA është veçanërisht e prirur ndaj stuhive për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike. Në vitin 2023, në SHBA u tekalua për herë të parë shuma e 50 miliardë dollarëve humbje të siguruara si pasojë e stuhive, me premisa për të qenë në rritje edhe në vazhdim.

SHBA ka përjetuar 18 ngjarje të tilla gjatë këtij viti, të cilat secila  kanë shkaktuar humbje të siguruara prej mbi 1 miliard dollarësh.

Në mënyrë të ngjashme, Evropa ka parë një rritje të humbjeve të siguruara nga stuhitë e forta: Italia është më e prekura nga katastrofat natyrore gjatë këtij duke përjetuar humbje prej 3.3 miliardë dollarësh.

2023: Uragane, përmbytje, zjarre dhe tërmete

Ndërsa humbjet nga sezoni i uraganeve të Atlantikut të Veriut mbeten nën mesataren në vitin 2023, uragani ‘Otis’ ka të ngjarë të bëhet ngjarja më e kushtueshme e siguruar në Meksikë, sipas Institutit ‘Swiss Re’, përcjell sigurime.online.

Në Zelandën e Re, përmbytjet dhe ciklonet shkaktuan humbjet më të kushtueshme të siguruara donjëherë për vendin (2.4 miliardë dollarë), ndërsa zjarret në Maui vlerësohet të bëhen ngjarja më e kushtueshme e humbjeve të siguruara ndonjëherë për shtetin e Hawait (3.5 miliardë dollarë).

Zhvillimi urban, akumulimi i pasurisë në zonat e prirura nga katastrofat dhe inflacioni janë faktorë kyç në lojë, duke e kthyer ngjarjet ekstreme të motit në arsye të rëndësishme në humbje gjithnjë e në rritje.

Ndërkohë rritja e temperaturave po rrit më tej rrezikun e thatësirave të rënda dhe zjarreve.

Tërmeti në Turqi dhe Siri është katastrofa natyrore më e kushtueshme në vitin 2023, me humbje të siguruara prej 6 miliardë dollarësh, ndërsa tërmeti i Marokut ishte tërmeti më i fortë që goditi vendin që nga viti 1900.

Fatkeqësia në Marok tregon gjithashtu se zonat rurale nuk janë imune ndaj humbje në shkallë të gjerë dhe duhet të përfshihen në përpjekjet parandaluese.

Humbjet ekonomike dhe të siguruara gjatë viteve 2023 dhe 2022 në miliardë dollarë

/Sigurime.Online

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat