10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKamioni del nga rruga në Gjirokastër, plagoset shoferi

Kamioni del nga rruga në Gjirokastër, plagoset shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër.

Një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital.

“Sot, rreth orës 14:30, në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia.

LEXO EDHEAutomjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat