17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJava nis me temperatura përvëluese/ Këshilla si të mbrohemi nga i nxehti

Java nis me temperatura përvëluese/ Këshilla si të mbrohemi nga i nxehti

Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin temperatura shumë të larta.

Ditën e sotme, sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Por bashkë me të nxehtin vijnë edhe problemet shëndetësore.

Kryesisht të moshuarit dhe fëmijët janë kategoritë më të prekura nga i nxehti që pushton vendin tonë.

Ndaj dhe për ketë kategori është shumë e rëndësishme që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut.

LEXO EDHEEvropa në flakë, Mesdheu epiqendra e vatrave të zjarrit/ I nxehti vret 238 persona për një javë në Portugali

Por cilat janë simptomat që vijnë nga i nxehti ?

Çfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta?

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

– Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës.

– Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

– Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

– Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

– Freskohuni here pas here me ujë të freskët.

– Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

– Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

– Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat