24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEvropa në flakë, Mesdheu epiqendra e vatrave të zjarrit/ I nxehti vret...

Evropa në flakë, Mesdheu epiqendra e vatrave të zjarrit/ I nxehti vret 238 persona për një javë në Portugali

Të paktën 238 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave rekord në Portugali  në vetëm një javë.

Shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar me sëmundje ekzistuese, tha ministria e Shëndetësisë së vendit.

Temperaturat iu afruan 50°C në qytetin Pinhao të enjten, një rekord në korrik. zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë, Spanjën fqinje, Francën dhe Kroacinë në 10 ditët e fundit, duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen.

Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.

Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet, ndërsa turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.
Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.
Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Málaga, një zonë e njohur turistike. Diku tjetër në Spanjë, zjarret kanë shpërthyer në provincat Castilla y León, Galicia dhe Extremadura.
Në të gjithë Mesdheun, nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje, mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë me ujë janë në gatishmëri.

 

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shumë vende po përgatiten për një mot me temperatura shumë të larta, të cilat kana pasur shumë pasoja negative.

LEXO EDHEZjarr pranë Himarës, dy vatra zjarri edhe në Durrës/ Në një prej tyre rrezikohen banesat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat