13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-qershor, 7 milionë $ në portofolin e Aksidenteve dhe Shëndetit, rritje 16.55%/...

Janar-qershor, 7 milionë $ në portofolin e Aksidenteve dhe Shëndetit, rritje 16.55%/ Shqiptarët më shumë sigurime për jetën e sëmundjet

Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë shënuar rritje të dukshme të shqiptarëve që kanë vendosur të sigurohen nga sëmundjet, aksidentet, por edhe jetën.

AMF raportoi se të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën në rreth 729 milionë lekë, afërisht 7 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 16.55% në krahasim me periudhën janar-qershor 2021. Megjithëse jo në nivele dy shifrorje, rritje kanë shënuar edhe sigurimet e jetës.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën rreth 739 milionë lekë, ose 8.97% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën me dije Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në raportin për gjysmën e parë të vitit.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 9,7 miliardë lekë, afërisht 90 milionë dollarë, ose 10.25% më shumë se në janar-qershor 2021.

Gjatë periudhës janar-qershor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 566,051  me një rritje prej 21.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere në treg

Sa i përket 8 kompanive që veprojnë në tregun shqiptar të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kryesuese si në market-share me mbi 47%, ashtu edhe në dëmet e paguara tek klientët me 52%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL ka një rritje në treg me rreth 7%.

Sa i përket dëmeve të paguara, krahasuar me janar-qershor 2021, SIGAL ka një rritje me rreth 6%.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia vë në rrezik jo vetëm të aksidentuarin por edhe të afërmit e tyre, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe ju dëmshpërblen për ditët e paaftësisë nëse ajo është e përkohshme me pagë ditore dhe ju ofron më tepër se 5 paga vjetore në rast invaliditeti të plotë.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

LEXO EDHE: Kur humbet jetën një punonjës ndërtimi, i siguruar…

PSE I BESOHET SHËNDETI SIGAL-it?

Portofoli i mbulimit nga aksidentet është një ndër portofolet tradiocionale të sigurimit në SIGAL UNIQA.

Dëmet e paguara ndër vite dhe mbështetja financiare që SIGAL i ka ofruar të siguruarve të aksidentuar është garanci pse kompania, pjesë e UNIQA Insurance Group, udhëheq listën e kompanive të sigurimit në Shqipëri dhe jo vetëm.

LEXO EDHE: Shqiptarët, sigurimin e jetës ja besojnë SIGAL LIFE UNIQA-s

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat