16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqi, ndaluan për një defekt në makinë/ Çifti shqiptar humb jetën në...

Greqi, ndaluan për një defekt në makinë/ Çifti shqiptar humb jetën në aksident

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku për pasojë kanë humbur jetën një çift shqiptar.

Sipas mediave vendase, aksidenti rrugor ndodhi kur çifti ndaloi mjetin për të ekzaminuar një problem me makinën, mirëpo kjo rezultoi fatale.

Në momentin që ata dolën nga makina, një mjet tjetër, i cili po kalonte i ka përplasur anash duke shkaktuar lëndime të rënda të të dyve.

Përpjekjet e qytetarëve për ti shpëtuar kanë qënë të mëdha mirëpo raportohet se burri humbi jetën në vend ndërsa gruaja rrugës për spital.

Sipas epiruspost.gr, dy fëmijët e çiftit, që ndodheshin në mjet, kanë parë gjithë skenën ndërsa janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut.

Sipas informacioneve, çifti që humbi jetën po ktheheshin prej disa ditësh në vendlindje.

(Foto nga vendngjarja)

LEXO EDHE: Greqi, humb jetën në aksident 23-vjeçari shqiptar/ Blini “Karton Jeshil”, përfitoni FALAS Asistencën Rrugore, shijoni udhëtimet jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat