11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIshin të parkuara, digjen 3 makina në Tiranë

Ishin të parkuara, digjen 3 makina në Tiranë

Pas Vlorës ku gjatë natës u dogj një automjet, tre të tjerë raportohen të jenë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Hobdari” në zonën e “Tiranës së Re” rreth orës 05:00.

Automjetet kanë qenë të parkuara njëra pas tjetrës në momentin që u përfshinë nga flakët e zjarrit.

Njëra nga mjetet është shkrumbuar tërësisht, kurse dy të tjerat janë djegur pjesërisht.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental dhe më pas është përhapur edhe në automjetet e tjera.

Lexo edhe: Kompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat