20.5 C
Tirana
Monday, April 27, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"E kam siguruar shtëpinë, nuk mora pagesë", keqkuptim me përzgjedhjen e paketës...

“E kam siguruar shtëpinë, nuk mora pagesë”, keqkuptim me përzgjedhjen e paketës siguruese dhe rëndësia e studimit me kujdes të mbulimeve

Sigurime.Online ka krijuar javën e fundit një bazë të gjerë të dhënash me shembuj konkretë, se si keqkuptimi i paketave dhe mbulimeve të tyre përkatëse, sjell sa keqpërdorim aq edhe moskuptim të drejtë të logjikës siguruese. Për rrjedhojë prin në interpretime dhe qëndrime të gabuara.

Ky keqkuptim, sjell edhe keqpozicionim ndaj industrisë siguruese.

Shembulli i qytetarit A

Qytetari A. pati siguruar pronën me paketën Standard.

A. pëlqeu çmimin online dhe për 100m2 pagoi vetëm 50 euro për sigurim, shuma e mbulimit 10,000,000 Lekë.

Në rast dëmi nga zjarri, deri në 9,000,000 Lekë ia mbulon sigurimi, sipas parashikimit të kontratës siguruese.

Qytetari A. duke zgjedhur paketën standard, refuzoi dy paketat e tjera dhe mbulimet përkatëse.

Një ditë, brenda afatit të mbulimit të paketës së tij standard, shtëpia e tij dëmtohet nga tërmeti.

Paketa standard përmban vetëm sigurimin për dëmet nga zjarri. Banesa e qytetarit A. u dëmtua nga tërmeti.

“Kërkoj dëmshpërblim, shtëpinë e kam të siguruar me policën me nr. XYZ”, njoftoi ai.

Paketat që duhet të zgjidhte 

Mbulimi nga tërmeti, përfshihej në dy paketat e tjera: Silver dhe Gold.

Qytetari A. kishte zgjedhur mbulimin bazik, me mbulim për zjarrin.

Paketa Silver kushtonte vetëm 30 euro më shumë.

“E kisha shtëpinë e siguruar, por nuk m’i paguan dëmet e tërmetit“, shkroi në një koment qytetari A, pasi iu interpretua kontrata e tij e sigurimit.

Sigurime.Online u mor imtësisht me rastin dhe zbuloi saktësisht këtë të dhënë:

Qytetari, ose në nxitim, ose i keqkuptuar, ose me dëshirën për të kursyer, kishte përzgjedhur vetëm zjarrin si risk mbulimi. 

Me vetëm 30 euro më shumë, 80 euro për 100 metër katrorë, ai do të siguronte shtëpinë e tij edhe nga zjarri edhe nga tërmeti, kështu që mund të përfitonte deri në 9 milionë lekë dëmshpërblime nga siguuresi.

Sigurime.Online apelon që secili ta ketë parasysh në mënyrë të qartë: sigurimet janë kontratë ligjore, ato nuk ofrojnë mbulime për dëme paraekzisutese dhe as për dëme jashtë kontratës së mbulimit.

Një keqkuptim apo një nxitim, të le të pambuluar, ndaj paketat e mbulimit duhen studiuar me kujdes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat