Një javë më parë Bitcoin arriti të korrte nivein më të lartë të vlerës së shënuar në të gjithë kohërat, plot 67.000 dollarë. Por me sa duhet kohërat e arta nuk kanë zgjatur shumë.
Investitorët më të mëdhenj janë tërhequr nga Bitcoin, duke favorizuar kriptomonedhën më të re Shiba-inu.
Çmimi i Bitcoin ra me 5% të mërkurën dhe tashmë vlera e tij është 59 mijë dollar, apo 12% nën nivelin e rekordit të javës së kaluar.
Një rënie kaq e madhe në një kohë shumë të shkurtër është shqetësues për tregun, duke shtuar dyshimet e investitorëve për një treg të qëndrueshëm.
Pavarësisht se janë më shumë se 13 mijë kriptovaluta të listuara në CoinMarketCap, siç janë dogcoin dhe shiba-in, Bitcoi mbetet monedha dixhitale më e fuqishme.
Numri i përgjithshëm i bitcoin-ve tani në qarkullim ka një vlerë tregu prej 1.1 trilion dollarë. Kjo është gati gjysma e madhësisë së të gjithë tregut të kriptove, i cili vlerësohet në 2.47 trilion dollarë.
Disa ekspertë të kriptos argumentojnë se çmimet e bitcoin mund të arrijnë 100,000 dollarë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2022.
Pavarësisht kësaj, investitorë të shumë thonë se tregu i kriptomonedhave vijon të mbetet i paqëndrueshëm dhe i pasigurtë për ta, duke shmangur kështu investimet e tepërta.