14.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInflacioni bazë bie në 5.18%

Inflacioni bazë bie në 5.18%

Inflacioni bazë ra për të katërtin muaj radhazi në qershor, por ngelet ende ndjeshëm sipër nivelit të inflacionit mesatar në ekonomi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 5.18%, nga 5.41% që kishte qenë në muajin maj. Aktualisht, inflacioni bazë ndodhet në nivelin më të ulët që prej marsit të vitit të kaluar.

Edhe rritja mujore e indeksit u ngadalësua më tej në 0.16%, nga 0.26% që kishte qenë për muajin maj. Rritja mujore e inflacionit bazë ishte më e ulët që prej tetorit të vitit 2021.

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, në përllogaritjen e inflacionit bazë ajo përfshin edhe disa produkte të veçanta ushqimore, që ndër vite kanë dëshmuar qëndrueshmëri të çmimeve.

Sipas INSTAT, në muajin qershor, inflacioni pësoi një tjetër rënie të lehtë, duke zbritur në nivelin 4.5%, më i ulëti që prej shkurtit të vitit të kaluar. Presionet inflacioniste janë zbutur disi nga tregjet e lëndëve të para dhe nga importet në përgjithësi, por ngelen të larta në ekonominë e brendshme, kryesisht për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive për të gjetur forcë pune të mjaftueshme.

Pas mbledhes së fundit, në muajin korrik, Këshilli Mbikëqyrës parashikonte se inflacioni do të ktehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Megjithëse edhe në njoftimin e fundit përmendet mundësia e një normalizimi të mëtejshëm të politikës monetare, paralajmërimet për rritje të mëtejshme të normave të interesit duken më pak eksplicite.

Këshilli gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këto rrethana, ai do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në vazhdimësi ecurinë e presioneve inflacioniste dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivit, përfshi edhe normalizimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.

Në çdo rast, politika monetare do të sigurojë kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasojave të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar”, thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë e ka ngadalësuar rritjen e normave të interesit. Në shtatë muaj, norma bazë është rritur vetëm një herë, me 0.25 pikë përqindje, në muajin mars.

Norma bazë prej 3% është ndjeshëm më e ulët se ajo e Bankës Qendrore Europiane dhe ndër më më të ulëtat aktualisht në Europë. Frenimi i Bankës së Shqipërisë mund të shpjegohet kryesisht me forcimin e paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor./Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat