16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetImportet/ Kosova miliona euro mallra nga 5 shtetet që s’e kanë njohur

Importet/ Kosova miliona euro mallra nga 5 shtetet që s’e kanë njohur

Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme, pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se ka një ulje të lehtë të vlerës së importeve nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Përfaqësues të bizneseve vlerësojnë se pavarësisht sfidave më të cilat përballen bizneset vendore, kjo i dëmton ata edhe në zhvillimin e tyre.

Në periudhën dhjetor 2021- dhjetor 2022, Kosova ka importuar vlera të larta të produkteve që vijnë nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se Kosova më së shumti importon nga Greqia, ku për periudhën e lartcekur, në dhjetor 2022, importi grek në Kosovë shënoi mbi 3.9 milionë euro, e pasuar nga Spanja me 0.9 milionë euro, Rumania me 0.8 milionë euro dhe Sllovakia me 0.4.

LEXO EDHE: Eksportet e nisin vitin me rritje 20%/ Ja partneri që ju nevojitet për sigurimin e mallit gjatë transportit, nga çdo rrezik i mundshëm

Banka Qendrore Kosovës ka treguar se vetëm në janar të këtij viti, importi nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, shënon mbi 26 milionë euro.

“Importi nga Greqia është 16.2 milionë euro, Rumania 3.5 milionë euro, Spanja 3.1 milionë euro, Sllovakia 1.15 milionë euro dhe Qipro 0.29 milionë euro”.

Pavarësisht problemeve politike, Kosova vazhdon të importojë edhe më tutje dhe më këtë dëmtohen bizneset vendore.

Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme pavarësisht a kemi raporte të mira ekonomike, politike dhe diplomatike. Ne nuk i shikojmë këto si prioritet, por prioritet e kemi se ku gjejmë qasje më të lehtë të importeve, dhe kështu po ndodh edhe me 5 vendet që Kosovën nuk e njohin, por produktet e atyre vende janë prezentë në Kosovë. E marr shembull edhe Serbinë që kemi mbi 432 milionë euro shkëmbime tregtare në vitin e kaluar, ku del se ne si konsumatorë nuk kemi ngarkesa nacionaliste e aq më pak edhe bizneset. Ne vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha produktet nga të gjitha vendet pavarësisht a na njohin apo jo, por ato shtete neve nuk na trajtojnë njësoj, dhe këtu do të duhej që të shikohen edhe masat e reciprocitetit ndaj secilit shtet, pavarësisht a është në BE apo jo”, shprehet kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.4% në muajin janar 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 291.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 273.8 milionë eurosh në vitin 2022.

“Eksporti i mallrave në muajin janar 2023 kishte vlerën 62.1 milionë euro, ndërsa importi kishte vlerën 353.7 milionë euro, që është një rënie prej (-3.2%) për eksport, si dhe një rritje prej 4.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”.

Gjatë muajit janar, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 149.3 milionë euro, ose 42.2% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.9%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.2%), Italia (4.6%), Greqia (4.6%), etj.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2023, arritën në 54.4 milionë euro, ose 15.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.1%), Shqipëria (4.6%), dhe Maqedonia e Veriut (4.4%).

Gjatë vitit të kaluar, importi në Kosovë ka arritur vlerën e mbi 5 miliardë eurove dhe eksporti mbi 869 milionë euro.

LEXO EDHE: Zhvillimi i biznesit, siguria se “Shqipëria do të bëhet” dhe integrohet në BE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat