16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetImport-eksportet, më “pranë” me Kosovën dhe Kinën/ Sigurimi i Mallit në Transport,...

Import-eksportet, më “pranë” me Kosovën dhe Kinën/ Sigurimi i Mallit në Transport, mbrojtje në tokë, det dhe ajër

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbëjnë peshën kryesore të tregtisë duke zënë kështu 52.7% të saj.

Konkretisht, në Dhjetor 2023, eksportet me këto vende zënë 59.6 % të totalit dhe importet zënë 49.1 % të totalit.

Bazuar në publikimin e të dhënave nga INSTAT, nëse do të bënim një krahasim të mallrave të eksportuar gjatë muajit Dhjetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shihet se eksportet janë shfaqur në rënie me disa shtete dhe në rritje me disa të tjera.

Në terma vjetorë, rënia e eksporteve ka qenë më e ndjeshme me shtetet si Italia me 11.3%, Spanja me 28.7% dhe Gjermania me 6.8%. Ndërkohë që rritja më e lartë e eksporteve të realizuara është shënuar me vendet si SHBA me 611.9%, Kosovë me 1.8% dhe Greqi me 4%.

Nëse bëjmë një analizë vjetore të shkëmbimeve tregtare të vitit 2023 shifrat tregojnë se gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me 10.2% Gjermania me 27.7% dhe Spanja me 19.1%.

Ndërkohë situata paraqitet optimiste pra me rritje të konsiderueshme të eksporteve me vendet partnere si Kosova Greqia dhe Kina. Në vlerë nominale rritjet janë 8.3%, 13.1% dhe 2.7%

Krahas eksporteve edhe importet janë paraqitur në rënie me disa vende partnere.

Në Dhjetor të vitit 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve krahasuar me muajin Dhjetor të një viti më pare, janë: Italia me 14.1%, Kina me 14.9% dhe Turqia me 24.5% etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2022 janë Gjermania me 5.6%, SHBA me 69,5 %, dhe Mbretëria e Bashkuar me 44.5%.

Sipas shifrave, partneri ynë kryesor i importit është Italia, e cila zë 43% të totalit, 25% të peshës totale e zënë vendet e tjera të BE-së dhe pjesa tjetër ndahet mes vendeve si Greqia, Gjermania, Spanja dhe Austria me 13%, 2% dhe 1%.

RËNDËSIA E SIGURIMIT

Import-Eksporti i mallrave është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Por sa më globale bëhet ekonomia aq më shumë ngjarjet e papritura dhe aksidentale kthehen në një kërcënim real për kompanitë që operojnë në këtë fushë.

Nëse diçka humbet, dëmtohet ose vidhet, ndikimi në të gjithë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit është shumë i madh dhe mund të shkaktojë dëme serioze financiare për kompanitë. Ndaj çdokush ka nevojë të jetë i siguruar në çdo moment në mënyrë që ngjarjet e papritura dhe aksidentale të kalohen pa na cënuar financiarisht.

Pajisja me Sigurimin e Mallit në Transport garanton sigurinë e tyre në rrugë tokësore, ajrore dhe detare.

Çfarë mbulojnë?

– Sigurinë e transportit të mallrave tuaj në rrugë tokësore, ajrore dhe detare

– Të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme

– Humbjet totale dhe avari të pjesëshme

PSE MALLIN TUAJ DUHET T’JA BESONI SIGAL UNIQA-s?

  • Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon
  • Mes Top 50 kompanive të sigurimit në Evropën Juglindore
  • E vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimit
  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompani sigurimesh me aktivitet mbi 200-vjeçar dhe e shtrirë në 17 shtete të Europës
  • Bashkëpunon me kompanitë më të njohura të risigurimit në botë duke ofruar kapacitetet maksimale në treg
  • Ofron shërbim të plotë dhe kompleks, Hull & Machinery dhe Përgjegjësisë ndaj Palëve të treta në sigurimet e Marinës, përmes Brokerit të gjigandit “Lloyd’s”.

Për më shumë informacion klikoni në: www.sigal.com.al

 

Për të marrë një ofertë, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat