24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi nuk po ikën me pranverën/ Afro 15 mijë raste vetëm javën...

Gripi nuk po ikën me pranverën/ Afro 15 mijë raste vetëm javën e fundit

Gripi dhe virozat këtë vit përveçse më agresivë sesa vjet, janë përhapur edhe më gjerësisht në popullatë.

Nga Janari deri në Mars janë gati 9 mijë raste më shumë me infeksione respiratore sesa në vitin 2023.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se, në javën e fundit janë regjistruar afro 15 mijë raste me infeksione respiratore.

Ndonëse kurba nga java në javë është në rënie, në gjysmat e rretheve ka rritje te rasteve, konkretisht në 18 nga 36.

Mes tyre Gjirokastra, Durrësi dhe Berati kanë numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar.

Më të prekurit nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme janë fëmijët nga 0-5 vjeç.

Në mesin e sëmundjeve të tilla infektive këtë vit është edhe fruthi.

Sipas ISHP për periudhën Janar-Mars 2024 janë konfirmuar 34 raste me fruth, shumica e tyre në Tiranë.

Grupmosha 5-9 vjeç rezulton më e prekura, me 35 % të totalit të rasteve.

LEXO EDHEFëmijët dhe gripi, mjekja apel prindërve: Evitoni grumbullimet/ Si ju vjen në ndihmë kompania më e madhe e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat