16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia sërish në luftë me zjarre vdekjeprurëse/ Pse nuk duhen neglizhuar Sigurimet

Greqia sërish në luftë me zjarre vdekjeprurëse/ Pse nuk duhen neglizhuar Sigurimet

Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore.

 

Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se më shumë se 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 avionë, ishin angazhuar në luftën kundër zjarreve në malet e Korinthisë, në rajonin e Peloponezit.

 

Autoritetet u shprehën optimiste pasi fronti kryesor i zjarrit ishte shuar, duke lënë një numër të madh zjarresh më të vogla të shpërndara. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky sukses do të vazhdojë kur erërat të rriten sërish, duke rrezikuar përhapjen më të madhe të flakëve sërish.

 

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se puna e zjarrfikësve ishtë vështirësuar fillimisht nga terreni i vështirë dhe rrjeti i dobët rrugor.

 

“Gjatë fazës së parë, vendimtare të zjarrit, zjarrfikësit patën vështirësi të mëdha për të arritur zjarrin për shkak të rrugëve të ngushta. Shumë gryka dhe erërat e forta që frynin atë ditë penguan shumë përpjekjet e zjarrfikësve”.

 

Zyrtarët urdhëruan që një fshat tjetër të evakuohej si masë paraprake të martën, një ditë pasi dhjetëra urdhra të ngjashëm ishin dhënë në zona të tjera.

 

Zjarri shkatërroi një kishë historike në male dhe raportohet se dëmtoi edhe ndërtesa jashtë fshatrave të rrezikuara, por shërbimi i zjarrfikësve nuk dha më shumë detaje.

 

Dy viktimat u identifikuan si banorë vendas që mbetën të bllokuar të dielën mbrëma nga flakët që u shpërndanë me shpejtësi.

 

NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE RREZIQET E SHTUARA

 

Greqia, ashtu si vendet e tjera të Evropës Jugore, përballet çdo verë me zjarre shkatërruese pyjore që janë përkeqësuar nga ngrohja globale. Gjatë muajve të fundit, shërbimi i zjarrfikësve është përballur me më shumë se 4.500 zjarre pyjore.

 

Vera që sapo kaluam u cilësua si sezoni më i rrezikshëm për zjarret në dy dekadat e fundit, pasi terreni ishte tharë nga një thatësirë e gjatë dhe valët e nxehtësisë në fillim të verës.

 

SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI

 

Zjarret janë një forcë madhore që le pas dëme të mëdha, edhe materiale. Por dëmet kush i paguan ato?

 

Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët dhe bizneset që të sigurojnë pronat e tyre si mënyra më e mirë për tu mbrojtur financiarisht në rast ngjarjesh aksidentale, si ky i mësipërmi.

 

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?

 

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

 

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

 

– Energjia elektrike

– Shpërthimet e gazit

– Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,

– Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

– Zjarri i ardhur nga fqinji, etj

 

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

 

– Tërmeti

– Breshëri

– Përmbytja

– Stuhia, etj.

 

Por sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

 

Sigurimi i shtëpisë nga Zjarri në SIGAL UNIQA ka një çmim modest dhe të përballueshëm nga çdo shtresë e shoqërisë. Ai nis nga vetëm 5,000 lekë në vit.

 

Ku mund ta blini Sigurimin e Pronës?

 

Përveç çdo zyre në qytetin tuaj, SIGAL UNIQA ofron mundësinë e blerjes online, në www.sigal.com.al, brenda pak minutash duke kursyer kohë dhe para.

 

Doni të siguroni edhe automjeti  tuaj?

Po. Mund ta bëni përmes Sigurimit KASKO, i cili ofron mbulim të plotë për makinën tuaj.

 

 

Sa kushton Sigurimi KASKO?

 

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.

 

Ndërkohë ju mund të llogarisni çmimin dhe të porosisni online në www.sigal.com.al

 

Mbroni pasuritë tuaja duke u siguruar sot! 

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

LEXO EDHE: Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat