2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjeografia e Sigurimeve 2021/ Tirana në krye me 60.50% të totalit, primet...

Gjeografia e Sigurimeve 2021/ Tirana në krye me 60.50% të totalit, primet 6,887 lekë për frymë

Gjeografia e Sigurimeve 2021, publikuar nga AMF, pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 60.50% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2021, Durrësi me 7.39%, Fieri 4.98%, Shkodra 4.63% dhe Korça 4.47%.

Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 14-vjeçare.

Shpërndarja e primeve të shkruara bruto sipas prefekturave, 2021 (Në %)

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve.

Për vitin 2021 ky tregues është rreth 6,887 lekë për frymë, me një rritje rreth 1,023 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 12,660 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 6,227 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,879 lekë për frymë, Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2021 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.02%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 8.99%.

LEXO EDHE: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve/ Raporti i AMF: SIGAL, kryesuese e tregut në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat