21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Fuqizojmë të rinjtë”/ SIGAL UNIQA Fond Pensioni, sponsor i “KF Bashkimi”

“Fuqizojmë të rinjtë”/ SIGAL UNIQA Fond Pensioni, sponsor i “KF Bashkimi”

Sport do të thotë një shoqëri më e shëndetshme, larg veseve dhe fuqizim i potencialit të të rinjve për të dëshmuar talentin e tyre.

Mbi këto kritere, Fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri sa i përket aseteve, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, ashtu siç ka bërë edhe më herët, ka vendosur të sponsorizojë ekipin e futbollit të të rinjve në Shkodër, “KF Bashkimi”.

Një ekip që mbart brenda tij elementë të veçantë dhe të talentuar, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.

Edukimi përmes sportit është një detyrë e rëndësishme për ne, sepse sporti luan një rol të madh në zhvillimin dhe rritjen e shëndoshë të brezave të rinj. Ne nuk punojmë çdo ditë që brezat e rinj nesër të kenë një pension dinjitoz por edhe një jetë të shëndetshme”, shprehet CEO i “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, z.Elvis Ponari.

Ne jemi të lumtur të mbështesim ekipin e djemve të vegjël e të talentuar të Shkodrës, “KF Bashkimi”. Mezi presim të shohim impaktin që ata do të bëjnë në fushë edhe jashtë saj”, shton ai.

Me investimet e saj në sport, kulturë etj “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” po ecën në hapat e kompanisë mëmë, “SIGAL UNIQA Group Austria”, duke u shndërruar në një pjesë të rëndësishme e komuniteteve ku operon suksesshëm.

 

Sporti është mjet efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale por edhe “ambasadori” i një kombi.

Ndaj, fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mbështetje për sportin dhe sportistët në çdo qytet të Shqipërisë.

SIGAL UNIQA Fond Pensioni, fuqizojmë të rinjtë

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel:  +35544511666

LEXO EDHE: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” vlerësohet në “CCTI Awards 2024” / Ponari ja dedikon klientëve dhe punonjësve të grupit në 3 shtete

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat