Fundjava u shoqërua me disa aksidente automobilistike, por me siguracionet e duhura, dëmet për të përfshirët nuk do të kenë kosto financiare.
Në “Pushimin e Shoferit” në Lushnje u përplasën dy automjete, një tjetër aksident ndodhi në Kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë, ndërsa një kamion mallrash doli nga rruga dhe u përmbys në aksin Levan–Tepelenë; të tria ngjarjet në orët e mbrëmjes.
Siguracioni i detyrueshëm
TPL mbulon dëmet ndaj palëve të treta dhe pasagjerëve, përfshirë dëme materiale, jomateriale dhe shëndetësore, deri në 750,000 euro për çdo aksident. TPL mund të përllogaritet online në sigal.com.al.
Nëse fajtori jeni ju, dëmet ndaj të tjerëve, ndaj të tretëve, i paguan siguracioni TPL.
Siguracionet vullnetare,
Kasko mbulon dëmtimet aksidentale të mjetit (përplasje, dalje nga rruga, përmbysje), thyerjen e xhamave, zjarrin, rrufenë, eksplozionin, katastrofat natyrore, vjedhjen totale ose të pjesshme (me përjashtime), dëmtimet në parkim dhe aktet keqdashëse. Me pagesë shtesë vlen edhe jashtë Shqipërisë, ofron GPS falas për rrezikun e vjedhjes dhe AutoSOS opsional në Shqipëri ose Europë. Edhe Kasko përllogaritet online sipas mjetit.
Minikasko mbulon dëmet aksidentale nga përplasja me një mjet tjetër në lëvizje, të vërtetuara me raport policie, deri në 1,000,000 Lekë, për 1 vit dhe 1 ngjarje, vetëm brenda Shqipërisë. Aplikohet për autovetura, furgona dhe kamionçina deri në 3.5 ton.
Në qarkullim, në rrugë automobilistike dhe mjet me mjet, siç është edhe propabiliteti më i lartë i aksidenteve rrugore, KASKO dhe MINIKASKO mbulojnë dëmet në makinën tuaj, edhe kur fajtor jeni ju. Dallimi është që MINIKASKO ofron mbulim deri në 1 milionë Lekë.
AUTOSOS ofron asistencë rrugore 24/7. Në Shqipëri ofrohet riparim në vend 2 herë në vit me koston 100 euro për ngjarje ose karrotrec 2 herë në vit me koston 100 euro në vit. Në Europë, ofrohet riparim në vend 2 herë në vit me 200 euro kosto maksimale ose karrotrec 2 herë në vit me koston maksimale 250 euro, si edhe njeri ndër këto tre opsione: zëvendësim automjeti 1 herë në vit për 3 ditë me 50 euro në ditë si kosto, hotel 3 netë për 50 euro, transport alternativ deri në 250 euro kostoja maksimale.
TPL Plus mbulon dëmet financiare të drejtuesit deri në 1,000,000 Lekë edhe kur konstatohet alkool deri në 0.5 mg/L ose përdorim mjeti mbi kategorinë e lejes. Me TPL kushton 2,000 ALL për secilin mbulim, ose 3,000 ALL veçmas.
MINIKASKO-REA, për vetëm 2,000 Lekë/vit kur blihet me TPL, mbulon dëme deri në 30,000 ALL pa raport policor, edhe kur fajtor është vetë drejtuesi.




