16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Identitet, traditë dhe kulturë, prezantohen fanellat e Kombëtares për "Nations League"

FOTO/ Identitet, traditë dhe kulturë, prezantohen fanellat e Kombëtares për “Nations League”

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar fanellat e Kombëtares, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ngjyrat, simbolet dhe referencat artistike i bëjnë unike bluzat e krijuara nga “Macron”, partner teknik i FSHF.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë.

Versioni i fanellës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse.

Fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve. Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare.

Në Ligën e Kombeve, Shqipëria është pjesë e grupit B1, së bashku me kombëtare si Ukraina, Gjeorgjia dhe Republika Çeke.

LEXO EDHE: Ndryshime në listën e Kombëtares/ Largohet Broja, rithirret Uzuni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat