16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFormati i ri i faturës së thjeshtuar/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:...

Formati i ri i faturës së thjeshtuar/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Ja ndryshimet që janë bërë

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPT ka informuar tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar, në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care.

Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, janë bërë ndryshime për lëshimin e faturës me para në dorë, njofton DPT.

Lista e artikujve: Në menunë “Të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nën-menuja “Lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.

Në menunë “Faturat”, opsioni “Lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; Njësia e Biznesit, Operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht sipas pikës 1 më lart, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.

Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.

Njoftimi i DPT

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat