12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFesta “të varfëra” për pensionistët shqiptarë/ A ka zgjidhje? Ç'duhet të bëhet...

Festa “të varfëra” për pensionistët shqiptarë/ A ka zgjidhje? Ç’duhet të bëhet për brezat e ardhshëm?

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga festat e fundvitit tashme ka filluar të reflektohet rritja e çmimeve në tregjet agro-ushqimore në të gjithë vendin.

Qytetarët ankohen se çmimet janë të papërballueshme, ndërsa thonë se këtë vit do të blejnë më pak.

“Kanë filluar të rriten dhe sa do të rriten. Eshtë rritur qumështi jo më të tjerat” thonë qytetarët.

Por pensionistët duket se e kanë më të vështirë.

“5 mijë lekë na dha shpërblim dhe pensioni më shkoi 18 mijë lekë. Çfarë të bëj me to?”

A ka zgjidhje? Ç’duhet të bëhet për brezat e ardhshëm?

Shpesh flitet për pensionet dhe rritjen e tyre, flitet për vendimet qeveritare për rritje të pensioneve shtetërore, me 3%, 5% apo 10%, ç’ka e përkthyer në shifra reale është 5 apo 10 mijë lekë të vjetra për një pensionist.

Të gjithë individët që mbushin moshën e pensionit natyrisht janë të pakënaqur me pensionin që marrin, duke parë masën e kontributit që kanë paguar ndër vite në shtet dhe pensionin që ata realisht marrin.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar urban varion nga 6,700 lekë për pensionet familjare deri në 15,527 lekë për pension pleqërie.

Nëse i referohemi pensioneve në fshat, një i moshuar me pension familjar merr 2,478 lekë në muaj, ndërsa ata me pension pleqërie marrin 8,808 lekë në muaj.

Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar nivelin e jetesës së pensionistëve në Shqipëri. Shifrat flasin qartë dhe bërtasin me të madhe “a ka zgjidhje dhe çfarë duhet të bëhet për brezat që do të vijnë?”

PENSIONET PRIVATE, e vetmja alternativë për rritjen reale të pensioneve në Shqipëri!

Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri njerëzit ti shohin pensionet private si të vetmen mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave, dhe të mos u bëhen më barrë fëmijëve të tyre.

Fondet e pensioneve private janë të linçensuara konform legjislacionit të shtetit Shqiptar dhe janë të garantuara. Përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disafish më të lartë sesa pensioni shtetëror.

Dhe natyrisht këtë e dinë më mirë ata persona që sot marrin përveç pensionit shtetëror edhe një pension privat  SIGAL,  që është dyfishi i pensionit shtetëror.

Më e rëndësishmja është se paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, më i madhi i llojit të tij në Shqipëri, është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.

Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt.

LEXO EDHEPonari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

5 arsyet pse duhet të kemi një Fond Pensioni Vullnetar:

1- Kursimet rriten me interesa të larta
2- Pensioni vullnetar në bazë të kontributeve tuaja mud të jetë me i lartë se pensioni që do të merrni nga punësimi
3- Është i trashëgueshëm në rast fatkeqësie si humbja e jetës
4- Niveli jetesës rritet pasi ju do të keni 2 pensione, një nga punësimi dhe një vullnetar.
5- Përfitimi fiskal pasi kontributet në fond nuk vlersohen si të ardhura personale, pra taksat që paguajmë përllogariten vetëm për pjesën e mbetur të pagës bruto.

Si funksionon skema e pensioneve private? Kush mund të bëhet anëtar?
Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
Fondi SIGAL është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.
Sistemi i pensioneve në Shqipëri
Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm Kolonën e I-rë (pension shtetëror) dhe Kolonën e III-të (pension vullnetar).
Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një Kolonë të II-të, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.
Benefitet e “Kolonës së Dytë”
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë.  Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës.  Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private.  Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…
Ju duhen më shumë informacione? Kontaktoni këshilltarit e Fondit SIGAL në:
Tel: +35544511666
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat