13.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Ferri” do të bëhet më i keq/ Ekspertja lëshon paralajmërimin pas të...

“Ferri” do të bëhet më i keq/ Ekspertja lëshon paralajmërimin pas të nxehtit rekord

Planeti ynë do të bëhet më i nxehtë, stuhitë më të fuqishme dhe reshjet e shiut më intensive.

Shkencëtarët kanë ardhur në një pikë ku po thonë se tashmë e kaluara nuk mund të zhbëhet dhe ndryshime klimatike po ndodhin.

Profesoresha e Universitetit Reading, Hannah Cloke, konfirmoi se sapo kemi parë gushtin më të ngrohtë të regjistruar globalisht, që erdhi menjëherë pas korrikut dhe qershorit më të ngrohtë në histori.

Pra, nxehtësia e fortë që kemi parë në këto valë të të nxehtit dhe reshjet intensive që shohim në disa nga këto stuhi të forta shiu, këto janë gjëra të cilat ne nuk mund t’i shmangim më. Dhe ato do të përkeqësohen sepse kjo është historike. Këto janë gjërat që ne i kemi bërë klimës në të kaluarën. Ne nuk mund ta ndryshojmë atë. Ne nuk mund të dalim nga kjo. Por ne kemi ende një zgjedhje për të ardhmen dhe sa shumë do ta ndryshojmë klimën tonë në të ardhmen”, shprehet Hannah Cloke, profesoreshë në Universitetin e Reading.

LEXO EDHE: Vera 2023 që përvëloi dhe përmbyti botën/ Ngjarjet ekstreme që paralajmërojnë çfarë na pret. Jeni siguruar?

Çfarë do të ndodhë verën e ardhshme me temperaturat do të varet kryesisht nga fenomeni El Nino. Nëse ky vlim i oqeaneve do të vazhdojë, ekspertët paralajmërojnë se bashkë me përkeqësimin e ndryshimeve klimatike do të përjetojmë kushte tepër të ashpra të motit.

“Se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm është e vështirë për ta parashikuar, por mund të themi me siguri se në të ardhmen ne do të shohim më shumë nga këto zhvillime ekstreme. Megjithatë ne ende mund ta shmangim më të keqen në kaosin klimatik. Jemi kyçur në disa ndryshime, por se sa keq do të jetë na mbetet ne në dorë.”

Ekspertja për ndryshimet klimatike shtoi se nëse zgjedhim të pakësojmë ndotjen e mjedisit duke shmangur karburantet dhe emetimet e gazrave të dëmshme në atmosferë, atëherë do të reduktohen edhe eventet e motit ekstrem.

LEXO EDHESigurimet në Shqipëri/ Hajdarmataj: Vend me risk të lartë nga katastrofat natyrore por kemi nivelin më të ulët të sigurimit në rajon. Edukimi financiar, i rëndësishëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat