12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEMRAT/ Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, kishin shkuar si punonjës...

EMRAT/ Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, kishin shkuar si punonjës sezonalë

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon aksidentit tragjik mbrëmjen e së martës në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptarë.

Një 15 vjeçar dhe një 19 vjeçar janë në mesin e pesë shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht në Edesa të Greqisë, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion.

Viktimat janë identifikuar si Besim Muçaj, 55 vjeç, shoferi, Ilir Daci 50 vjeç, Ergin Peposhi, 19-vjeç, Ardit Peposhi, 15-vjeç, dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.

Mediat greke raportojnë se ata ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës dhe po shkonin drejt Skydras.

Në rrethana ende të paqartë, makina me targa shqiptare ka dalë nga korsia dhe ka hyrë në korsi të kundërt duke u përplasur kokë më kokë me një kamion, përplasje që ka rezultuar fatale për ta.

Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi, ndërsa pjesa tjeter është shkatërruar plotësisht.

LEXO EDHE: Edhe mekanikun, edhe mjekun kudo me vete/ Përjetoni plotësisht çdo udhëtim jashtë Shqipërisë me “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat