25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkstremet e temperaturave të larta priten sot dhe nesër, temperatura deri në...

Ekstremet e temperaturave të larta priten sot dhe nesër, temperatura deri në 43°C

Vala e të nxehtit ekstrem që ka mbërthyer të gjithë vendin, pritet që të na shoqërojë deri nga mesi i javës tjetër.

Lajmin e bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja për Klan News.

Sipas saj, temperaturat maksimale pritet që të shënohen sot dhe nesër, që do të kapin vlerën e 43 gradëve, ndërsa dita e dielë do të sjellë një rënie të lehtë në mëngjes me 2 gradë Celsius, megjithatë temperaturat do të vijojnë të jenë shumë të larta.

LEXO EDHE: Si i nxisin ndryshimet klimatike zjarret/ Si të mbrojmë pasurinë tonë

Kjo valë që në Shqipëri ka filluar që në datën 9 dhe 10 Korrik, do të vijojë të mbetet prezente. Paashikohet që sot edhe nesër të jenë ditë shumë të nxehta, ku një pjesë e mirë e territorit do të shënojë vlera 40 dhe mbi 40 gradë Celsisus. Sot ka pasur një rënie të lehtë në veri, por mbetet intensive vala në zonat jugore duke bërë që Gjirokastra dhe Elbasani të shënojnë edhe temperaturat më të larta, mbi 42 gradë. Parashikohet që Tirana të jetë rreth vlerës 40 gradë, ndërkohë që bregdeti do të jetë rreth vlerës nga 37 deri në 38 gradë Celsius. Përsa i përket zonave malore, temperaturat më të larta i mban Kukësi, ku pritet që të jetë rreth vlerës 39-40 gradë.

Edhe nesër mbetemi nën intensitetin e kësaj vale të të nxehtit. Dita e shtunë nuk është se ka ndonjë ndryshim nga dita e sotme. Pritet që nesër të kapet një maksimum afërsisht 43 gradë, por jo më shumë”.

LEXO EDHE: Si të ruajmë shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat